Bomba e janarit: David transferohet te rivalët e Juves

Jonathan David largohet nga Juventusi, por mbetet në Serie A. Sulmuesi kanadez, Jonathan David bëri bujë të madhe verën e shkuar kur vendosi që ti bashkohet Juventusit si futbollist i lirë, pas interesimit të disa gjigantëve europian. Por David nuk i ka përmbushur pritshmëritë dhe në janar pritet të largohet nga Zonja e Vjetër. Portali […]

Nëntor 10, 2025 - 21:30
 0
Bomba e janarit: David transferohet te rivalët e Juves

Jonathan David largohet nga Juventusi, por mbetet në Serie A.

Sulmuesi kanadez, Jonathan David bëri bujë të madhe verën e shkuar kur vendosi që ti bashkohet Juventusit si futbollist i lirë, pas interesimit të disa gjigantëve europian.

Por David nuk i ka përmbushur pritshmëritë dhe në janar pritet të largohet nga Zonja e Vjetër.

Portali i njohur spanjoll për transferime Fichajes.net, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Milan synon huazimin e David.

Rosonerët janë në kërkim të një bomberi të ri dhe synojnë huazimin e David me opsion blerjeje.