Padi ndaj një të punësuare nën dyshimet se ka mori kundërligjshëm 568 mijë denarë

Policia e Maqedonisë ë veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj 48 vjeçares nën dyshimet se vodhi 568 mijë denarë nga një ndërmarrje publike, transmeton Portalb.mk. “E denoncuara, V.D., e punësuar si arkëtare në Ndërmarrjen Publike për Çështje Komunale Kavadar, në periudhën nga 22.09.2025 deri më 31.10.2025 ka përvetësuar 568.684 denarë nga ndërmarrja”, njoftoi Policia. Ajo […]

Nëntor 10, 2025 - 22:00
 0
Padi ndaj një të punësuare nën dyshimet se ka mori kundërligjshëm 568 mijë denarë

Policia e Maqedonisë ë veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj 48 vjeçares nën dyshimet se vodhi 568 mijë denarë nga një ndërmarrje publike, transmeton Portalb.mk.

“E denoncuara, V.D., e punësuar si arkëtare në Ndërmarrjen Publike për Çështje Komunale Kavadar, në periudhën nga 22.09.2025 deri më 31.10.2025 ka përvetësuar 568.684 denarë nga ndërmarrja”, njoftoi Policia.

Ajo akuzohet në Prokurorinë Themelore Publike Kavadar për veprat penale “shpërdorim detyre” dhe “fshehje”.

“Në të vërtetë, një pjesë të parave nga qarkullimi ditor nga pikat e arkëtimit në bazë të faturave të paguara për furnizim me ujë dhe shërbime komunale që i ishin besuar në detyrë, nuk i ka vënë në llogarinë bankare të ndërmarrjes, përkatësisht një pjesë të parave i ka mbajtur për vete, ndërsa pjesën tjetër e ka vënë në llogari dhe në këtë mënyrë e ka dëmtuar ndërmarrjen publike për shumën e përmendur”, sqaroi Policia.