Begaj dekreton Dredhën Ambasador të Shqipërisë në Zvicër dhe në Principatën e Lihtenshteinit
Presidenti shqiptar, Bajram Begaj dekretoi sot Ermal Dredhën në detyrën e Ambasadorit të Shqipërisë në Zvicër, rezident dhe në Principatën e Lihtenshteinit, jo rezident. Ermal Dredha ka qenë kryetar i Bashkisë së Vlorës për gati dy vjet dhe dha dorëheqjen më 10 shtator të këtij viti. Nga zgjedhjet e pjesshme lokale që u mbajtën të


Presidenti shqiptar, Bajram Begaj dekretoi sot Ermal Dredhën në detyrën e Ambasadorit të Shqipërisë në Zvicër, rezident dhe në Principatën e Lihtenshteinit, jo rezident.
Ermal Dredha ka qenë kryetar i Bashkisë së Vlorës për gati dy vjet dhe dha dorëheqjen më 10 shtator të këtij viti.
Nga zgjedhjet e pjesshme lokale që u mbajtën të dielën, në krye të Bashkisë së Vlorës për herë të parë u zgjodh një grua, Brunilda Mersini.
Ermal Dredha erdhi në krye të Bashkisë së Vlorës pas detyrave si Drejtor i Protokollit të Shtetit, Konsull shqiptar në Bari dhe Ambasador i Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe./abcnews.al
