Ademi: Ndryshimet njëanshme në Kodin Zgjedhor, precedent i rrezikshëm për demokracinë

Zyrtari i BDI-së, Arbër Ademi, ka reaguar ndaj tentativës për ndryshimin e njëanshëm të Kodit Zgjedhor, duke e cilësuar këtë veprim si një precedent të rrezikshëm, që cënon frymën e The post Ademi: Ndryshimet njëanshme në Kodin Zgjedhor, precedent i rrezikshëm për demokracinë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

qershor 17, 2025 - 22:30
 0  6
Ademi: Ndryshimet njëanshme në Kodin Zgjedhor, precedent i rrezikshëm për demokracinë

Zyrtari i BDI-së, Arbër Ademi, ka reaguar ndaj tentativës për ndryshimin e njëanshëm të Kodit Zgjedhor, duke e cilësuar këtë veprim si një precedent të rrezikshëm, që cënon frymën e konsensusit dhe standardet demokratike në vend.

Sipas Ademit, ndryshimet në Kodin Zgjedhor deri më sot janë propozuar tradicionalisht nga Ministria e Drejtësisë ose nga përfaqësues të katër partive më të mëdha parlamentare – nga pozita dhe opozita – në frymën e konsensusit politik dhe gjithëpërfshirjes.

“Për herë të parë po ndodh që ndryshimet të propozohen njëanshëm, vetëm nga partitë më të mëdha maqedonase dhe koordinatori i ‘Vlen’-it, pa asnjë konsultim me partitë shqiptare opozitare, pa përfshirje të shoqërisë civile dhe, më shqetësuese akoma, pa marrë parasysh as rekomandimet e OSBE/ODIHR-it,” tha Ademi.

Ai thekson se kjo tentativë është koordinuar drejtpërdrejt nga zyrat e VMRO-DPMNE-së, ndërsa përfaqësuesit shqiptarë në Qeveri kanë vepruar thjesht si dublantë të vullnetit të pushtetit, pa asnjë fuqi reale për të mbrojtur interesat e votuesve të tyre.

“Organizatat dhe iniciativat qytetare që prej vitesh kërkojnë reformë zgjedhore të ndershme janë totalisht anashkaluar. Në vend të përfshirjes, kemi diktim politik,” u shpreh ai.

Ademi paralajmëron se një model i tillë i vendimmarrjes i jep më shumë pushtet oligarkëve dhe partive maqedonase, ndërsa në skenë janë rikthyer ‘shqiptarë të ndershëm’ të stilit millosheviçian, që ndihmojnë në zbatimin e agjendave antidemokratike në kurriz të përfaqësimit të drejtë të shqiptarëve.

“Këto ndryshime sot nuk kaluan. Votimi është shtyrë, sepse nuk kanë shumicë të dyfishtë – Badinterin. Dhe ky është një sinjal që shqiptarët nuk mund të anashkalohen,” përfundoi Ademi.

Ky zhvillim ka hapur debat të ashpër në opinionin publik dhe në radhët e opozitës shqiptare, të cilët e shohin si tentativë për deformim të sistemit zgjedhor, në funksion të forcave politike që aktualisht kontrollojnë pushtetin ekzekutiv dhe legjislativ. Flaka Media

The post Ademi: Ndryshimet njëanshme në Kodin Zgjedhor, precedent i rrezikshëm për demokracinë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .