Ademi: Nuk kemi hequr dorë nga protestat!

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, në një intervistë për gazetën LAJM, ka deklaruar se organizimi i protestave kundër shkeljes së vullnetit politik të shqiptarëve, është pjesë e agjendës së opozitës shqiptare. “Jo ne aspak nuk kemi hequr dorë. Nuk besoj se nga radhët e “Frontit Evropian”, dikush ka përcaktuar datë se kur do të fillojnë […]

shtator 18, 2024 - 23:00
 0  6
Ademi: Nuk kemi hequr dorë nga protestat!

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, në një intervistë për gazetën LAJM, ka deklaruar se organizimi i protestave kundër shkeljes së vullnetit politik të shqiptarëve, është pjesë e agjendës së opozitës shqiptare.

“Jo ne aspak nuk kemi hequr dorë. Nuk besoj se nga radhët e “Frontit Evropian”, dikush ka përcaktuar datë se kur do të fillojnë protestat, por ne e kemi thënë se edhe protestat janë në agjendë, edhe cështja e protestave nuk përjashtohet. Prar, po e them janë në agjendë, nuk hequr dorë nga protestat dhe ende nuk e kemi rend ditë për shqyrtuar si pikë ku, si, në cfarë mënyre, me cfarë forme, megjithatë ka edhe aty cështje për të cilat do të duhet të definohen dhe të merret përgjegjësi e caktuar nga njerëzit brenda “Frontit Evropian”. Mendoj se protesta është formë demokratike e shprehjes së vullnetit të qytetarëve ndaj pakënaqësive, kurse paknëaqësitë janë të shumta nga cështja e shkeljes së legjitimitetit sepse ndodhemi në një situatë ku shqiptarët I shikojmë në sy dhe u themi, ju votoni për kë të doni, ne qeveri do të jetë ai për të cilin do të dojë fituesi në bllokun politik maqedonas. Ua themi në sy shqiptarëve se vota e juaj është e pavlerë. Dhe kjo sigurisht na e kujton të kalurën e hidhur kur në ish-Jugosllavi përfaqësuesit e shqiptarëve zgjidheshin nga Sllobodan Millosheviqi dhe nga Lidhja Komuniste”, tha Ademi për gazetën LAJM.