Admirali amerikan Munsch takon Kurtin, Komanda në Napoli lëshon njoftim e përmend edhe dialogun Kosovë -Serbi

Admirali amerikan Stuart Munsch është takuar sot në Prishtinë edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Siç bëhet e ditur në komunikatë për media nga Komanda e Napolit, biseda ka qenë e fokusuar në aktivitetet e KFOR-it në mbështetje të një sigurie të qëndrueshme për të gjitha komunitetet përmes përkrahjes së NATO-s për dialogun Kosovë-Serbi […]

gusht 27, 2024 - 20:00
 0  6
Admirali amerikan Munsch takon Kurtin, Komanda në Napoli lëshon njoftim e përmend edhe dialogun Kosovë -Serbi
admirali-amerikan-munsch-takon-kurtin,-komanda-ne-napoli-leshon-njoftim-e-permend-edhe-dialogun-kosove-serbi

admirali-amerikan-munsch-takon-kurtin,-komanda-ne-napoli-leshon-njoftim-e-permend-edhe-dialogun-kosove-serbi

Admirali amerikan Stuart Munsch është takuar sot në Prishtinë edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Siç bëhet e ditur në komunikatë për media nga Komanda e Napolit, biseda ka qenë e fokusuar në aktivitetet e KFOR-it në mbështetje të një sigurie të qëndrueshme për të gjitha komunitetet përmes përkrahjes së NATO-s për dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE-ja.

“Komandanti i JFC Naples, Admirali Stuart Munsch, u takua sot me z. Kurti në Prishtinë, Kosovë. Diskutimet e sotme u përqendruan në aktivitetet e KFOR-it në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme për të gjitha komunitetet në të gjithë Kosovën dhe mbështetjen e NATO-s për dialogun e lehtësuar nga BE ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në njoftim.

Munsch sot gjatë ditës është takuar edhe me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutas dhe ka realizuar një bisedë telefonike me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, duke qenë se kjo e fundit s’ka mundur ta takojë në zyrë për shkak të gjendjes shëndetësore.