Adriana Matoshi: LDK me Hashim Thaçin hynte në koalicion edhe pse u ankojshin që PDK-ja po i vɾanë, Kurtin e refuzon, populli nuk harron
Deputetja e LVV-së, Adriana Matoshi, ka kritikuar ashpër LDK-në për qëndrimin e saj ndaj bashkëpunimit politik. Përmes një postimi publik, Matoshi ka akuzuar LDK-në për standarde të dyfishta, duke kujtuar se në të kaluarën kishte hyrë në koalicion me Hashim Thaçi, ndërsa tani refuzon kategorikisht bashkëpunimin me Albin Kurti. Ajo theksoi se, pavarësisht ofertave për […]
Deputetja e LVV-së, Adriana Matoshi, ka kritikuar ashpër LDK-në për qëndrimin e saj ndaj bashkëpunimit politik.
Përmes një postimi publik, Matoshi ka akuzuar LDK-në për standarde të dyfishta, duke kujtuar se në të kaluarën kishte hyrë në koalicion me Hashim Thaçi, ndërsa tani refuzon kategorikisht bashkëpunimin me Albin Kurti.
Ajo theksoi se, pavarësisht ofertave për poste të rëndësishme qeveritare, përfshirë disa ministri dhe pozitën e zëvendëskryeministrit të parë, LDK ka dhënë përgjigje negative. Sipas Matoshit, ky qëndrim mund t’i kushtojë politikisht kësaj partie edhe në të ardhmen.
Postimi i plotë:
Kukuuuu ku ka ra LDK-ja
Dikur u ankojshin per PDK-ne, bile thojshin qe edhe
po i vrane
po apet pak si ju bojke oferte Hashimi, menihere hijshin ne koalicion.
Ama sot, Albinin e refuzojne kategorikisht. 4 ministri, Zv. Kryeministrin e pare… edhe pergjigja, HIQ!
Dy here t’ humbun, te tretet ne renditje, te turpnum ne vote e apet me Albinin jo. E dikur me Hashimin, menxi pritshin.
Kshtu qysh po vazhdoni, edhe ne 2040 nisoj keni me mete.
Populli po sheh… edhe nuk harron.