Afër 200 milionë euro janë shpenzuar brenda vitit në Maqedoninë e Veriut nga kompanitë për ndërtim
Në Maqedoninë e Veriut janë shpenzuar rreth 200 milionë euro për materiale ndërtimore dhe energji në vitin 2023, vlerë që e kalon vlerën e vitit paraprak, transmeton Portalb.mk. “Në vitin 2023 subjektet afariste që merren me veprimtari ndërtimore kanë shpenzuar materiale ndërtimore dhe energji në vlerë nga 11 859 712 000 denarë, që është për […]
Në Maqedoninë e Veriut janë shpenzuar rreth 200 milionë euro për materiale ndërtimore dhe energji në vitin 2023, vlerë që e kalon vlerën e vitit paraprak, transmeton Portalb.mk.
“Në vitin 2023 subjektet afariste që merren me veprimtari ndërtimore kanë shpenzuar materiale ndërtimore dhe energji në vlerë nga 11 859 712 000 denarë, që është për 6.6 % më shumë në krahasim me vitin paraprak”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Raportohet që te materialet lidhëse janë harxhuar 5065 871 000 denarë, apo 42.7 përqind e të gjitha shpenzimeve, ndërsa te materialet për përforcim dhe fiksim janë shpenzuar 1 350 812 000 denarë, apo 11.4 %. Te lëndët djegëse janë shpenzuar 1 765 874 000 denarë, apo 14.9 përqind e gjithë materialit të shpenzuar.
Rritje më e madhe e shpenzimeve janë te elementet e ndërtimit (70.8 %), materialet e çatisë (50.5 %) dhe shpenzimi i karburantit (32.1 %), ndërkohë ulje më e madhe u regjistrua te materialet e mbulimit dhe dyshemeve (63.9 %).