Ilire Dauti: Nuk do ta lejoj ligjin për “branitella” pa e zgjidhur edhe statusin e ushtarëve të UÇK-së

Deputetja e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti, ka deklaruar se edhe sot në mbledhjen e Komisionit për politikë sociale, demografi dhe rini, kolegët nga VMRO dhe LSDM, tentuan të fusin në rend dite ligjin për “branitella”, të cilin ashtu si edhe në të kaluarën, ajo e ka refuzuar duke u mbështetur në Rregulloren për punën […] The post Ilire Dauti: Nuk do ta lejoj ligjin për “branitella” pa e zgjidhur edhe statusin e ushtarëve të UÇK-së appeared first on InfoShqip.com.

Nëntor 7, 2024 - 19:00
 0  7
Ilire Dauti: Nuk do ta lejoj ligjin për “branitella” pa e zgjidhur edhe statusin e ushtarëve të UÇK-së

Deputetja e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti, ka deklaruar se edhe sot në mbledhjen e Komisionit për politikë sociale, demografi dhe rini, kolegët nga VMRO dhe LSDM, tentuan të fusin në rend dite ligjin për “branitella”, të cilin ashtu si edhe në të kaluarën, ajo e ka refuzuar duke u mbështetur në Rregulloren për punën e Kuvendit, por edhe në parimin e barazisë së qytetarëve.

“Kolegëve deputetë ua potencova përcaktimin tim prej të cilit nuk do të lëviz asnjëherë, se nuk mund të lejojë që të sillet një ligj që favorizon vetëm një pjesë të qytetarëve dhe përjashton një pjesë tjetër. Shpreha gadishmërinë time që për pjesëmarrësit e konfliktit të armatosur të vitit 2001 mund të organizojmë një debat publik ku do të gjejmë zgjidhje edhe për pjestarët e policisë dhe ushtrisë, por edhe për pjestarët e UÇK-së. Ky shtet ka një buxhet të vetëm që e mbushin të gjithë qytetarët dhe prej aty duhet të përfitojnë të gjithë qytetarët. Barazia është parimi bazë nga i cili duhet të udhëhiqet ky shtet”, ka deklaruar deputetja Dauti.

The post Ilire Dauti: Nuk do ta lejoj ligjin për “branitella” pa e zgjidhur edhe statusin e ushtarëve të UÇK-së appeared first on InfoShqip.com.