Afrim Gashi: Përpjekjet për destabilizim janë ëndrra të dështuara të opozitës së dëshpëruar
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, duke komentuar zhvillimet e fundit në vend, ka thënë se nxitjet për destabilizim që e kanë burimin tek opozita e dëshpëruar shqiptarë, ndërsa preteks e kanë temën e gjuhës shqipe, “janë përpjekje të dështuara dhe ëndrra të perënduara të politikanëve që, në mungesë të ofertës politike dhe drojës nga përgjegjësia, […] The post Afrim Gashi: Përpjekjet për destabilizim janë ëndrra të dështuara të opozitës së dëshpëruar appeared first on InfoShqip.com.
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, duke komentuar zhvillimet e fundit në vend, ka thënë se nxitjet për destabilizim që e kanë burimin tek opozita e dëshpëruar shqiptarë, ndërsa preteks e kanë temën e gjuhës shqipe, “janë përpjekje të dështuara dhe ëndrra të perënduara të politikanëve që, në mungesë të ofertës politike dhe drojës nga përgjegjësia, shpëtimi e kërkojnë në planet për destabilizim, sajimin e pakënaqësive qytetare dhe përkeqësimin e marrëdhënieve ndëretnike”.
“Kjo është arsyeja që t’ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të mos bëhen viktima të këtyre përpjekjeve. Kjo shumicë parlamentare dhe kjo qeveri ka siguruar qëndrueshmëri stabile të marrëdhënieve ndëretnike, andaj nuk do të lejojmë që askush ta dëmtojmë atë me të cilën ne mburremi si shoqëri dhe si shtet – kohezionin ndëretnik.
Ne jemi kujdestarë të përkushtuar të paqes dhe bashkëjetesës, andaj qytetarët nuk kanë asnjë arsye për t’u shqetësuar”, ka shkruar kryeparlamentari Afrim Gashi.
The post Afrim Gashi: Përpjekjet për destabilizim janë ëndrra të dështuara të opozitës së dëshpëruar appeared first on InfoShqip.com.