Ageler e thotë troç: S’ka më negociata për Marrëveshjen e Prespës dhe me Bullgarinë

Nuk ka negociata të reja as për Prespën, as me Bullgarinë për BE. Ato marrëveshje tashmë janë bërë, nuk ka negociata të reja për progres drejt BE-së, thotë ambasadorja amerikane Anxhela Ageler. Ageler, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, thotë se qytetarët nga Qeveria e re duhet të kërkojnë transparencë dhe përballje me […] The post Ageler e thotë troç: S’ka më negociata për Marrëveshjen e Prespës dhe me Bullgarinë appeared first on InfoShqip.com.

qershor 30, 2024 - 17:01
 0  6
Ageler e thotë troç: S’ka më negociata për Marrëveshjen e Prespës dhe me Bullgarinë

Nuk ka negociata të reja as për Prespën, as me Bullgarinë për BE. Ato marrëveshje tashmë janë bërë, nuk ka negociata të reja për progres drejt BE-së, thotë ambasadorja amerikane Anxhela Ageler.

Ageler, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, thotë se qytetarët nga Qeveria e re duhet të kërkojnë transparencë dhe përballje me korrupsionin, duke theksuar se gjithnjë ekziston rrezik nga hyrja e një kapitali gërryes dhe se pushteti duhet të përgjigjet në të gjitha pyetjet.

“Të jem shumë e qartë, Marrëveshja e Prespës ishte absolutisht historike për vendin. E di që ishte jashtëzakonisht e vështirë për shumë njerëz në vend të pranonin ndryshimin e emrit. Por ishte marrëveshje ndërkombëtare, me të cilën qeveria e atëhershme dhe shumë në bashkësinë ndërkombëtare ishin dakord. Sigurisht që ne ishim pjesë e atij procesi dhe e duartrokitëm. Është diçka që e ka ndihmuar Maqedoninë e Veriut, tani për të hyrë në NATO, dhe ka marrë shumë mundësi për tu avancuar në Bashkimin Evropian. Ne ishim shumë të kënaqur që kryeministri i ri dhe ministrat e tij thanë në betim ‘E Veriut’. Tani do të vëzhgojmë me shumë kujdes se si respektohet. Por siç e thashë dhe thamë që duke respektuar Marrëveshjen e Prespës, e cila është kyçe, dhe sigurisht që ka një rrugë, dhe prioriteti për ne në Shkup, në Ambasadën Amerikane dhe për Uashingtonin, është të kalojmë në ato prioritete shumë të rëndësishme për të cilat duhet të flitet në këtë vend. Ndjej se ka një sasi të caktuar shpërqendrimi të vëmendjes dhe grumbullimin e pikëve nga ajo kush dhe çfarë dhe kur e tha. Por është e rëndësishme të respektohen marrëveshjet ndërkombëtare, të cilat kryeministri tha se do t’i bëjë dhe të ecim përpara dhe të kemi bisedime shumë të rëndësishme”, deklaroi Ageler.

E pyetur çka duhet të presin qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe cilat duhet të jenë prioritetet, Ageleri thotë se e kanë ndjekur vendin në periudhën e fushatës dhe në zgjedhjet të cilat ishin korrekte dhe demokratike.

“Demokracia është një gjë shumë e brishtë dhe ne e ndoqëm vendin në periudhën e fushatës dhe zgjedhjeve, të cilat ishin sfidë si për qytetarët ashtu edhe për kandidatët në këtë vend. Megjithatë, rezultatet ishin shumë përfundimtare. Zgjedhjet ishin të drejta dhe demokratike, pavarësisht se cilën parti dhe kë përkrahnin qytetarët. Të shihet ky proces demokratik është pozitive për njerëzit e këtij vendi. Ata ia kanë bërë shumë të qartë udhëheqësisë se duan të shohin ndryshim. Qeveria e re ka thënë qartë gjatë fushatës së saj se këto ndryshime i konsiderojnë të nevojshme. Dhe tani është përgjegjësi, mendoj, e çdo qytetari në këtë vend dhe e të gjithë neve që ta mbajmë fjalën e tyre, për të parë nëse aktivitetet përkojnë me deklaratat e bëra gjatë fushatës. Ata folën për përballjen me korrupsionin, folën për rritjen ekonomike, folën për energjinë dhe infrastrukturën, për rëndësinë e arsimit dhe shëndetësisë për çdo qytetar të këtij vendi. Dhe ne do të ndjekim me kujdes, e di që të gjithë ju do të ndiqni edhe se si këto premtime do të shndërrohen në veprime dhe rezultate për qytetarët e Maqedonisë së Veriut”, thotë Ageler.

The post Ageler e thotë troç: S’ka më negociata për Marrëveshjen e Prespës dhe me Bullgarinë appeared first on InfoShqip.com.