Ageler në festën e pavarësisë së SHBA-së: Edhe demokracitë më të forta nuk ia dalin të vetme

Edhe demokracitë më të forta nuk ia dalin të vetme. Së bashku jemi më të fortë. SHBA-ja është më e mirë, më e fortë dhe më fisnike sepse kemi aleatë, partnerë dhe miq si Maqedonia e Veriut. Kështu bëri të ditur mbrëmë ambasadorja amerikane në vend, Angela Ageler, në kremtimin e 248 vjetorit të pavarësisë […]

Korrik 3, 2024 - 15:00
 0  6
Ageler në festën e pavarësisë së SHBA-së: Edhe demokracitë më të forta nuk ia dalin të vetme
Pavarësia e ShBA-së. Foto: Ambasada e ShBA-së në Maqedoninë e Veriut

Edhe demokracitë më të forta nuk ia dalin të vetme. Së bashku jemi më të fortë. SHBA-ja është më e mirë, më e fortë dhe më fisnike sepse kemi aleatë, partnerë dhe miq si Maqedonia e Veriut. Kështu bëri të ditur mbrëmë ambasadorja amerikane në vend, Angela Ageler, në kremtimin e 248 vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të mbajtur në Ambasadën në Shkup, transmeton Portalb.mk.

Para të pranishmëve, Ageler tha se është e nderuar që përfaqëson SHBA-në në vend dhe iu referua zgjedhjeve që u zhvilluan së fundmi në vend, si dhe atyre që do të zhvillohen në Evropë dhe atyre që do të mbahen në SHBA.

“Zgjedhjet në përgjithësi bazohen në opinione të ndryshme, prioritete dhe synime individuale. Mund të jenë të vështira, por kur të mbarojnë, është e domosdoshme që të kthehemi tek ajo që një nga presidentët tanë më të mëdhenj, Abraham Lincoln, i quajti ‘engjëjt e mirë të natyrës sonë’. Të bashkohemi sërish si popull dhe të punojmë së bashku për të mirën e qytetarëve. Kjo tani vlen edhe këtu, siç do të ndodhë në SHBA në nëntor. Prandaj ju përgëzoj ju dhe qeverinë e re dhe të gjithë ata që po e bëjnë këtë”, thotë ajo.

Në fjalën e saj para të pranishmëve në festën në Shkup, Ageler citoi edhe fituesen e çmimit Nobel për Paqe, Maria Ressa, e cila, sipas ambasadores, kishte deklaruar se demokracia është e brishtë, se duhet të luftojmë për çdo pjesë të saj, për çdo ligj, për çdo mbrojtje, institucion dhe për çdo storje.

“Ju duhet të dini se sa e rrezikshme është të vuash edhe mohimin më të vogël. Edhe sot fjalët e saj kanë më shumë kuptim se kurrë. Rreth nesh shohim një botë në ndryshim. Më shumë votues se kurrë në histori kanë të drejtë të votojnë në vitin 2024 në mbi 90 vende, edhe pse lufta dhe konflikti prekin miliona njerëz në mbarë botën. Tani më kujtohet se edhe demokracitë më të forta nuk ia dalin të vetme. Shtetet e Bashkuara janë më të forta kur kanë aleatë dhe partnerë si Maqedonia e Veriut”, tha ambasadorja amerikan në vend.

Ageler ka shkruar në X se ka pasur një festë të mrekullueshme me rastin e 248 vjetorit të pavarësisë amerikane me miqtë dhe partnerët në Shkup.

“Demokracitë e forta forcohen nga miqtë, aleatët dhe partnerët e përkushtuar si Maqedonia e Veriut”, shkroi Ageler.

një intervistë për REL, Aggeler ka folur për Marrëveshjen e Prespës dhe atë me Bullgarinë duke theksuar se “nuk ka rinegocim për Prespën, nuk ka rinegocim për përparimin e arritur drejt BE-së”.

Kujtojmë se vendi duhet t’i bëj ndryshimet kushtetuese për të ecur përpara në rrugën eurointegruese. Ato nënkuptojnë shtimin e bullgarëve dhe kombeve tjera në Kushtetutë. Kjo vjen si rezultat i asaj që Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me 19 korrik të vitit 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Megjithatë, negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese.