Ageler: Nuk do të ketë negociata të reja as për Prespën, as me Bullgarinë për në BE

Ambasadorja amerikane në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Angela Ageler, në një intervistë për Radio Evropa e Lirë theksoi se nuk do të ketë negociata të reja për Prespën, as me Bullgarinë për në Bashkimin Evropian. Ageler theksoi se marrëveshje tashmë janë “punë e kryer”, transmeton Portalb.mk. Ageler theksoi se qytetarët duhet të kërkojnë transparencë […]

qershor 30, 2024 - 15:00
 0  8
Ageler: Nuk do të ketë negociata të reja as për Prespën, as me Bullgarinë për në BE
Angela Ageler. Foto: MASH

Ambasadorja amerikane në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Angela Ageler, në një intervistë për Radio Evropa e Lirë theksoi se nuk do të ketë negociata të reja për Prespën, as me Bullgarinë për në Bashkimin Evropian. Ageler theksoi se marrëveshje tashmë janë “punë e kryer”, transmeton Portalb.mk.

Ageler theksoi se qytetarët duhet të kërkojnë transparencë dhe përballje me korrupsionin nga qeveria e re. pyetjeve.

“Për të qenë shumë e qartë, Marrëveshja e Prespës ishte absolutisht historike për vendin. E di që ishte jashtëzakonisht e vështirë për shumë njerëz në vend të pranonin ndryshimin e emrit. Por ishte një marrëveshje ndërkombëtare, për të cilën qeveria e asaj kohe dhe shumë në komunitetin ndërkombëtar ranë dakord. Sigurisht që ne ishim pjesë e atij procesi dhe e duartrokitëm. Është diçka që e ka ndihmuar Maqedoninë e Veriut për të hyrë në NATO, dhe ka marrë shumë mundësi për të avancuar në Bashkimin Evropian. Ne ishim shumë të kënaqur që kryeministri i ri dhe ministrat e tij në betim thanë “e Veriut”. Tani do të monitorojmë me shumë kujdes se si respektohet”, tha Ageler.

Ndryshe, me fitoren e VMRO-së, përkatësisht formimin e qeverisë së re, ka filluar edhe tensionimi i raporteve midis Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë dhe Greqinë.

Me Bullgarinë, për shkak se kryeministri Mickoski tha mund të ketë ndryshim të Kornizës negociuese, e cila u kritikua ashpër nga Sofja.

Ndërsa tensionet me Greqinë nisën kur presidentja Gordana Siljanovska Davkova, gjatë betimit nuk përmendi emrin kushtetues të vendit, Maqedoni e Veriut, por e përmendi emrin e dikurshëm, Maqedoni.

Kujtojmë se vendi duhet t’i bëj ndryshimet kushtetuese për të ecur përpara në rrugën eurointegruese. Ato nënkuptojnë shtimin e bullgarëve dhe kombeve tjera në Kushtetutë. Kjo vjen si rezultat i asaj që Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me 19 korrik të vitit 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Megjithatë, negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese.