Ahmeti sërish bën thirrje për zgjedhje të parakohshme parlamentare!

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti sonte nga Kërçova sërish bëri thirrje për zgjedhje të parakoshme parlamentare, duke përmendur deklaratën e kryeministrit dhe liderit të VMRO-DPMNE-së qeveritare, Hristijan Mickovski, përcjell Flaka The post Ahmeti sërish bën thirrje për zgjedhje të parakohshme parlamentare! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Nëntor 19, 2024 - 07:00
 0  7
Ahmeti sërish bën thirrje për zgjedhje të parakohshme parlamentare!

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti sonte nga Kërçova sërish bëri thirrje për zgjedhje të parakoshme parlamentare, duke përmendur deklaratën e kryeministrit dhe liderit të VMRO-DPMNE-së qeveritare, Hristijan Mickovski, përcjell Flaka Media.

“Unë e mbaj për fjalë. Në tetor të vitit të ardhshëm bashkë zgjedhje lokale dhe parlamentare”, kështu tha lideri i BDI-së, Ali Ahmeti nga Kërçova dhe shtoi se, edhe Hristijan Mickoski kërkoi që në tetor të vitit të ardhëm të mbahen zgjedhje të reja.

Thirrjen për zgjedhje të parakohshme e bëri Mickovski, për të shtuar pastaj thirrjet e vazhdueshme të Ali Ahmetit. LSDM doli në favor të kësaj thirrje të Mickovskit, ndërsa VLEN fillimisht e kundërshtoi këtë thirrje. Më pas, koalicioni VLEN me mesazh për Ali Ahmetin – “Zgjedhje të parakohshme, po, por nëse humb, të largohesh nga politika, sfidë e pranuar nga Ahmeti. Më pas, Mickovski reteroi dhe u turhoq nga kjo thirrje. Flaka Media

The post Ahmeti sërish bën thirrje për zgjedhje të parakohshme parlamentare! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .