Ajri/Tri javë ‘paralizë’ në QKU “Nënë Tereza” – Askush nuk e merr përsipër defektin!
Të gjithë kompetentët thonë se po punojnë në zgjidhjen e problemit, por askush nuk merr përsipër defektin që tani tri javë ka përgjysmuar intervenimet kirurgjikale në QKU “Nënë Tereza” në Shkup, shkruan Alsat. “Shtabi krizës është çdo ditë në Ministrinë e Shëndetësisë sepse unë çdo ditë komunikoj me Shërbimet e përbashkëta, me stafin teknik që […]
Të gjithë kompetentët thonë se po punojnë në zgjidhjen e problemit, por askush nuk merr përsipër defektin që tani tri javë ka përgjysmuar intervenimet kirurgjikale në QKU “Nënë Tereza” në Shkup, shkruan Alsat.
“Shtabi krizës është çdo ditë në Ministrinë e Shëndetësisë sepse unë çdo ditë komunikoj me Shërbimet e përbashkëta, me stafin teknik që bëjnë servisin e sistemit dhe me furnizuesit e oksigjenit por edhe me drejtorët kështu që unë jam rregullisht këtu dhe … Lënda është në Prokurorinë Publike do t’ ja lejmë institucioneve kompetente të verifikojnë dhe të thonë se ku është përgjegjësia”, u shpreh Maja Manoleva, Zëvendësministre e Shëndetësisë.
Problemi i sistemit qendror të ajrit të komprimuar ka nxjerrë jashtë funksionit disa nga sallat e operimit dhe vazhdojnë të pranohen vetëm rastet urgjente, pacientët e tjerë po barten në Spitalin “8 Shtatori” dhe në Spitalin e Qytetit.
Zëvendësministrja Maja Manoleva tha se kanë riorganizuar stafin mjekësor.
“Me urdhrin që dje u dhamë klinikave kirurgjikale, ata janë të detyruar të organizojnë punën në dy turne me qëllim që të vazhdohet periudha e intervenimeve në një sallë, sepse kemi numër të kufizuar të kompresorëve të jashtëm, të cilat janë në shfrytëzim nga sallat operative”, tha Maja Manoleva, Zëvendësministre e Shëndetësisë.
Autoritetet thonë se kanë bërë thirrje publike për të blerë kompresorë rezervë portativ që të rikthejnë kapacitetin e plotë të punës, por vlerësimet fillestare janë që rrjeti i vjetërsuar duhet të ndërrohet tërësisht sikur për sistemin e furnizimit të oksigjenit dhe ajrit të komprimuar ashtu edhe bazat e stacioneve të kompresorëve dhe bombolave të gazit, të cilat vënë në funksion aparaturat e operimit./ Alsat.mk