Akademia e Shkencave Shqiptare: Kadare ka qenë dhe do të mbetet emblemë e jona
Akademia e Shkencave të Shqipërisë ka shprehur ngushëllime për vdekjen e shkrimtarit Ismail Kadare. Në njoftimin e lëshuar thuhet se Ismail Kadare është dhe do të mbetet një autoritet moral për popullin shqiptar, një institucion krijimi dhe mendimi, një referencë themelore për jetën e tij. “Me pikëllim të thellë në zemër njoftojmë ikjen pa kthim […]
Akademia e Shkencave të Shqipërisë ka shprehur ngushëllime për vdekjen e shkrimtarit Ismail Kadare.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se Ismail Kadare është dhe do të mbetet një autoritet moral për popullin shqiptar, një institucion krijimi dhe mendimi, një referencë themelore për jetën e tij.
“Me pikëllim të thellë në zemër njoftojmë ikjen pa kthim të prijësit historik të letërsisë shqipe prej më shumë se shtatë dekadash; anëtarit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë; anëtarit të Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike të Francës; anëtarit të jashtëm të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës; anëtarit të jashtëm të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi”.
” Fituesit të çmimeve letrare më të rëndësishme në Europë e në Botë (“International Booker Man Prize”, “Prince of Asturias Aëard”, “Jerusalem Prize”, “Neustadt International Prize”, “Nonino”, “Park Kyong-ni”); personalitetit që u nderua mirënjohjet më prestigjioze në Shqipëri e jashtë vendit, në të gjitha kontinentet; shkrimtarit Ismail Kadare, mikut tonë të pazëvendësueshëm, akademikut që e mbushi me kuptim dhe e lartësoi këtë titull të lartë, me veprën e të cilit u rritën e u formuan dhjetëra breza në Shqipëri e kudo që flitet gjuha shqipe”.