Vdekja e Kadaresë, Ambasada Amerikane: Vepra e tij ka krijuar ura midis Shqipërisë dhe botës
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri ka reaguar pas ndarjes nga jeta të shkrimtarit Ismail Kadare. “Jemi thellësisht të pikëlluar për ndarjen nga jeta të Ismail Kadaresë”, shkruan Ambasada e SHBA-së, duke shtuar se letërsia e tij frymëzon lexues në mbarë botën. Ndërsa kujtoi që Ambasada e SHBA-së ka nderuar Kadarenë me Çmimin […]
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri ka reaguar pas ndarjes nga jeta të shkrimtarit Ismail Kadare.
“Jemi thellësisht të pikëlluar për ndarjen nga jeta të Ismail Kadaresë”, shkruan Ambasada e SHBA-së, duke shtuar se letërsia e tij frymëzon lexues në mbarë botën.
Ndërsa kujtoi që Ambasada e SHBA-së ka nderuar Kadarenë me Çmimin Ndërkombëtar Neustadt për Letërsinë në vitin 2020.
“Vepra e tij ka krijuar ura midis Shqipërisë dhe botës dhe trashëgimia e tij do të jetojë si një dëshmi e gjeniut të tij në letra”, thuhet në postim.
“Jemi thellësisht të pikëlluar për ndarjen nga jeta të Ismail Kadaresë, letërsia e të cilit frymëzon lexues në mbarë botën. Kujtojmë me kënaqësi që Ambasada e SHBA nderoi Kadarenë me Çmimin Ndërkombëtar Neustadt për Letërsinë në vitin 2020″.
“Vepra e tij ka krijuar ura midis Shqipërisë dhe botës dhe trashëgimia e tij do të jetojë si një dëshmi e gjeniut të tij në letra. Mendimet tona janë me familjen e tij, me të dashurit e tij dhe me popullin shqiptar”, shkruan Ambasada Amerikane.