AKI: Në referendumin e kësaj jave, më 19 tetor, këtë të dielë, do të ndodh populli

Në prag të përfundimit të fushatës, nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, deklaroi se java e fundit para referendumit është “java e vendimeve të mëdha për dinjitetin dhe të ardhmen politike The post AKI: Në referendumin e kësaj jave, më 19 tetor, këtë të dielë, do të ndodh populli appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

tetor 12, 2025 - 15:30
 0
AKI: Në referendumin e kësaj jave, më 19 tetor, këtë të dielë, do të ndodh populli

Në prag të përfundimit të fushatës, nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, deklaroi se java e fundit para referendumit është “java e vendimeve të mëdha për dinjitetin dhe të ardhmen politike të shqiptarëve”.

“Jemi në javën e fundit të fushatës, në javën ku populli ynë do të shprehë vullnetin e tij përmes një referendumi historik. Kjo është java kur shqiptarët do të vendosin për rikthimin e dinjitetit, për barazi, për integrim dhe për progres të mëtejshëm,” – tha Ademi.

Sipas tij, votimi i 19 tetorit “është referendum i shkuar referendumit, një plebishit për të manifestuar fuqishëm kundërshtimin ndaj platformave të rrezikshme politike që synojnë asimilimin dhe revizionimin e të drejtave të shqiptarëve”.

“Populli ynë do t’u përgjigjet këtyre planeve ogurzeza duke treguar se nuk do të lejojë askënd të zhdukë nga skena politike opsionin tonë politik dhe angazhimin tonë për barazi dhe përfaqësim të drejtë,” – theksoi ai.

Ademi shtoi se 19 tetori është dita e rikthimit të dinjitetit, dita kur shqiptarët “bëhen bashkë për një përfaqësim të fuqishëm politik” dhe për të ndalur çdo përpjekje që synon “kontrollin, marginalizimin dhe përjashtimin e tyre nga vendimmarrja publike”.

“Më 19 tetor, shqiptarët, me një zë të vetëm, do të thonë se ata vetë vendosin për përfaqësimin e tyre politik. Ky referendum është shprehje e fuqisë së popullit dhe e vendosmërisë tonë për të mbrojtur të drejtat dhe të ardhmen tonë,” – përfundoi Ademi.

The post AKI: Në referendumin e kësaj jave, më 19 tetor, këtë të dielë, do të ndodh populli appeared first on Flaka, në çdo lajm... .