Aksident në autostradën Arbën Xhaferi, një i vd*ekur e katër të lënduar

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në autostradën “Arben Xhaferi”. Një i vdekur dhe katër të lënduar është bilanci i aksidentit që ka ndodhur sot rreth orës 14:00, konkretisht në kilometrin e 15-të të segmentit Lipjan – Ferizaj. Lajmi është konfirmuar për Front Online nga zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha. Hoxha njoftoi se vdekjen […]

Korrik 24, 2024 - 20:30
 0  9
Aksident në autostradën Arbën Xhaferi, një i vd*ekur e katër të lënduar
aksident-ne-autostraden-arben-xhaferi,-nje-i-vd*ekur-e-kater-te-lenduar

aksident-ne-autostraden-arben-xhaferi,-nje-i-vd*ekur-e-kater-te-lenduar

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në autostradën “Arben Xhaferi”.

Një i vdekur dhe katër të lënduar është bilanci i aksidentit që ka ndodhur sot rreth orës 14:00, konkretisht në kilometrin e 15-të të segmentit Lipjan – Ferizaj.

Lajmi është konfirmuar për Front Online nga zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha.

Hoxha njoftoi se vdekjen e 44-vjeçarit e ka konfirmuar mjeku në vendin e ngjarjes, derisa të lënduarit janë transportuar për në QKUK.

Ai tha se në aksident ishin të përfshirë dy automjeteve transportuese (Kombi) njëri në lëvizje, ndersa tjetri i ndalur në shiritin emergjent.

“Ekipet relevante policore kanë dal ne vendin e aksidentit, perfshirë edhe ato të hetimeve të cilat po punojnë në identifikimin e shkaqeve të aksidentit dhe rrethanave që e karakterizojnë. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori. Humbja e jetëve njerëzore si pasojë e pakujdesisë së drejtuesve te automjeteve po behet gjithnje e më shqetsuese, andaj kerkojme nga te gjithe drejtuesit e utomjeteve te jenë më vigjilent dhe te respektojne rregullat ne trafikun rrugor. Respektimi i shenjave në trafik dhe pershtatja e shpejtësisë me kushtet në rrugë eshte domosdoshmeri per nje siguri me te madhe rrugore. Megjithatë, Policia e Kosovës po ndermerr dhe do te ndermerr ne vazhdimesi masa rigoroze ligjore ndaj te gjithe atyre që bien ndesh me rregullat dhe ligjet e trafikut dhe në një menyre apo tjeter rrezikojnë sigurinë e pjesmartësve në rrugë”, tha Hoxha.