Aksident trafiku në Çagllavicë, pasagjeri me lëndime të rënda po trajtohet në QKUK

Një aksident trafiku ka ndodhur në Çagllavicë, në rrugën Ferizaj-Prishtinë, ku janë përfshirë një automjet dhe një moto-kultivator. Si pasojë e përplasjes mesditen e djeshme, një pasagjer i moto-kultivatorit ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe po trajtohet në QKUK. Ngasësi i automjetit është arrestuar nga policia dhe është dërguar në mbajtje me vendim të

tetor 12, 2025 - 15:00
 0
Aksident trafiku në Çagllavicë, pasagjeri me lëndime të rënda po trajtohet në QKUK
Aksident trafiku në Çagllavicë, pasagjeri me lëndime të rënda po trajtohet në QKUK

Aksident trafiku në Çagllavicë, pasagjeri me lëndime të rënda po trajtohet në QKUK

Një aksident trafiku ka ndodhur në Çagllavicë, në rrugën Ferizaj-Prishtinë, ku janë përfshirë një automjet dhe një moto-kultivator.

Si pasojë e përplasjes mesditen e djeshme, një pasagjer i moto-kultivatorit ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe po trajtohet në QKUK.

Ngasësi i automjetit është arrestuar nga policia dhe është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

”Raportohet për një aksident trafiku në mes një automjeti me ngasës m/k dhe Moto-kultivatori me ngasës m/k. Përveç dëmeve materiale lëndime të rënda trupore ka pësuar një m/k (pasagjer i Moto kultivatorit) i cili është duke u trajtuar në QKUK. Me vendim të prokurorit është arrestuar ngasësi i automjetit dhe është dërguar në mbajtje”.