Aksioni gueril: Shkupi 2024 kryeqyteti evropian i mbeturinave

Shkupi 2024 Kryeqyteti evropian i plehrave, një vend ku “kërcasin” mbeturinat, viruset dhe bakteret. Ky mesazh po dërgohet nga Qendra e Arteve Bashkëkohore CAC, duke zhvilluar një aksion gueril për ndërgjegjësimin për mbeturinat në kryeqytetin tonë, transmeton Portalb.mk. Pas përpjekjeve të dështuara për Kryeqytet Evropian të Rinisë 2027 dhe ngecjes së procesit të përgatitjeve për […]

Nëntor 20, 2024 - 18:00
 0  5
Aksioni gueril: Shkupi 2024 kryeqyteti evropian i mbeturinave
Aksioni gueril: Shkupi 2024 kryeqyteti. evropian i mbeturinave. Foto: Qendra për Artet Bashkëkohore

Shkupi 2024 Kryeqyteti evropian i plehrave, një vend ku “kërcasin” mbeturinat, viruset dhe bakteret. Ky mesazh po dërgohet nga Qendra e Arteve Bashkëkohore CAC, duke zhvilluar një aksion gueril për ndërgjegjësimin për mbeturinat në kryeqytetin tonë, transmeton Portalb.mk.

Pas përpjekjeve të dështuara për Kryeqytet Evropian të Rinisë 2027 dhe ngecjes së procesit të përgatitjeve për titullin prestigjioz Kryeqytet i Kulturës Evropiane 2028, Shkupi këtë vit pati fatin të shpallet Kryeqytet Evropian i Mbeturinave.

“Gjatë nominimit dhe dhënies, gjegjësisht vendosjes së tabelave me çmimin në lokacione të ndryshme nëpër qytet (kryesisht rreth kontejnerëve), patëm mundësinë të lokalizojmë dhe të shohim mbi 80 vendgrumbullime mbeturinash rreth kontejnerëve me përmasa mesatare 40-100m2. Është interesant fakti se shumica e këtyre mbeturinave janë krijuar nga qytetarët e papërgjegjshëm të qytetit të papërgjegjshëm në të cilin operon ndërmarrja publike e papërgjegjshme”, theksojnë nga Qendra për Arte Bashkëkohore.

Gjatë monitorimit të mbeturinave në lagjet Qendër, Aerodrom dhe Hasanbeg dhe prapa Bankës Popullore, thonë nga kjo Qendër, është vërejtur se një pjesë e mbeturinave kanë qëndruar me muaj të tërë dhe nuk grumbullohen (kjo është konfirmuar edhe nga banorët vendas) edhe pse kontejnerët zbrazen herë pas here

Me këtë aksion, ata duan të “nderojnë të gjithë bashkëqytetarët, qytetin e Shkupit, komunat e qytetit të Shkupit dhe ndërmarrjet publike që ndihmuan të merret titulli prestigjioz Shkupi Evropian 2024. Kryeqyteti i mbeturinave, një vend ku plehrat, viruset dhe bakteret udhëheqin vallen”.