Aktakuza ndaj Rozeta Hajdarit, reagon Bajrami: Albini ka leju, Albini ka marrë vendime u befasova që nuk qenka pjesë e saj

Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar aktakuzë në Gjykatën Themelore të Prishtinës kundër ministres në detyrë Rozeta Hajdari dhe tre personave tjerë, nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe zbulim të fshehtësisë zyrtare. Pas këtij lajmi ka reaguar deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila shkruan në Facebook-un e saj: Albini ka

Nëntor 11, 2025 - 22:00
 0
Aktakuza ndaj Rozeta Hajdarit, reagon Bajrami: Albini ka leju, Albini ka marrë vendime u befasova që nuk qenka pjesë e saj
Aktakuza ndaj Rozeta Hajdarit, reagon Bajrami: Albini ka leju, Albini ka marrë vendime u befasova që nuk qenka pjesë e saj

Aktakuza ndaj Rozeta Hajdarit, reagon Bajrami: Albini ka leju, Albini ka marrë vendime u befasova që nuk qenka pjesë e saj

Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar aktakuzë në Gjykatën Themelore të Prishtinës kundër ministres në detyrë Rozeta Hajdari dhe tre personave tjerë, nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe zbulim të fshehtësisë zyrtare.

Pas këtij lajmi ka reaguar deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila shkruan në Facebook-un e saj:

Albini ka marrë vendim me ba blerje sekrete të miellit e vajit, Albini ka leju me u nënshkru mbi 3000 tenderë sekret, në vlerë prej 240 milionë euro, Albini ka leju mafinë energjetike dhe rreth 800 milionë euro import të rrymës, andaj edhe unë dhe gjithë ata që e duan këtë Republikë kemi probleme me Albin Kurtin!

U befasova se si ai nuk qenka pjesë e aktakuzës!.