Haxhiu: Aktakuza ndaj Hajdarit është e montuar politikisht

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pasi Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj ministres në detyrë të Tregtisë, Rozeta Hajdari, për rastin e njohur si “Rezervat Shtetërore”. Haxhiu ka thënë se aktakuza është e montuar politikisht, pa asnjë bazë reale. Ajo ka thënë se Rozeta Hajdari është e pakorruptuar. Postimi i plotë: Kaherë kemi

Nëntor 11, 2025 - 22:00
 0
Haxhiu: Aktakuza ndaj Hajdarit është e montuar politikisht
Haxhiu: Aktakuza ndaj Hajdarit është e montuar politikisht

Haxhiu: Aktakuza ndaj Hajdarit është e montuar politikisht

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pasi Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj ministres në detyrë të Tregtisë, Rozeta Hajdari, për rastin e njohur si “Rezervat Shtetërore”.

Haxhiu ka thënë se aktakuza është e montuar politikisht, pa asnjë bazë reale.

Ajo ka thënë se Rozeta Hajdari është e pakorruptuar.

Postimi i plotë:

Kaherë kemi theksuar se hetimet ndaj Ministres Hajdari janë të ndikuara, dhe ngritja e aktakuzës ndaj saj e vërteton këtë. Ministrja Hajdari as nuk është e korruptuar, as nuk ka keqpërdorur ndonjëherë detyrën e saj zyrtare. Për këtë rast jam e njoftuar në çdo detaj, pasi edhe Avokatura Shtetërore ka qenë e përfshirë me qëllim të mbrojtjes së interesit publik.

Kjo aktakuzë është e motivuar politikisht, pa asnjë bazë reale dhe dukshëm e qëllimshme.

Ministrja ka bërë gjithçka që ka qenë në dorën e saj për të mbrojtur interesin e vendit dhe për të siguruar që Kosova të ketë rezerva shtetërore, ndryshe nga qeveritë e kaluara, të cilat kishin lënë vendin pa rezerva.

Është e qartë se ekziston një tendencë për të njollosur figurën e saj.

Drejtësia duhet të mbështetet në fakte dhe në punën e bërë, e jo në ndikime apo qëllime politike.