Aktakuzë kundër dy personava për nxitje të përçarjes dhe mos durimit

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktuakuzë në Gjykatën Themelore të Prishtinës ndaj dy personave, shkruan FrontOnline. Sipas Prokurorisë së Speciale, thuhet se aktakuza ndaj tyre është ngritur për shkak të veprës nxitje dhe përçarje si dhe mos durimit. Personave që iu është ngritur aktakuza janë N.B dhe L.Z me nacionalitet serb. Njoftimi i PK-së: […]

maj 28, 2024 - 11:01
 0  13
Aktakuzë kundër dy personava për nxitje të përçarjes dhe mos durimit
aktakuze-kunder-dy-personava-per-nxitje-te-percarjes-dhe-mos-durimit

aktakuze-kunder-dy-personava-per-nxitje-te-percarjes-dhe-mos-durimit

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktuakuzë në Gjykatën Themelore të Prishtinës ndaj dy personave, shkruan FrontOnline.

Sipas Prokurorisë së Speciale, thuhet se aktakuza ndaj tyre është ngritur për shkak të veprës nxitje dhe përçarje si dhe mos durimit.

Personave që iu është ngritur aktakuza janë N.B dhe L.Z me nacionalitet serb.

Njoftimi i PK-së:

AKTAKUZË KUNDËR DY PERSONAVE PËR ‘’NXITJA E PËRÇARJES DHE MOS DURIMIT’’

Prishtinë, 28 maj 2024 – Prokuroria Speciale, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër dy të pandehurve me inicialet N.B dhe L.Z të nacionalitetit serb.

Prokuroria Speciale njofton se aktakuza kundër dy të pandehurve të lartcekur është ngritur për shkak të veprës penale ‘’Nxitja e përçarjes dhe mos durimit’’ nga neni 141 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 dhe neni 31 të KPRK-së.