Akuza ndaj Xhensilës, Robert Berisha kërkon falje
Robert Berisha ishte një ndër ftuarit në puntatën e fundit të “Cherry on Top”, ku përvecse ka folur për jetën e tij personale dhe profesionale, ai ka folur hapur për një ndër deklaratat më të përfolura së fundmi. Këngëtari dhe moderatori, në një ndër intervistat e tij, akuzoi Xhensilën se ajo kishte bërë një postim […] The post Akuza ndaj Xhensilës, Robert Berisha kërkon falje appeared first on InfoShqip.com.
Robert Berisha ishte një ndër ftuarit në puntatën e fundit të “Cherry on Top”, ku përvecse ka folur për jetën e tij personale dhe profesionale, ai ka folur hapur për një ndër deklaratat më të përfolura së fundmi.
Këngëtari dhe moderatori, në një ndër intervistat e tij, akuzoi Xhensilën se ajo kishte bërë një postim në profilin e saj të Instagramit, duke pormovuar një koncert që ai do të ishte pjesë ndërkohë që ai ishte pjesë e një “reality show”. Në intervistën e tij, Roberti u shpreh se Xhensila e ka bërë atë postim për shkak të marrëdhënieve të tensionuara me Bes Kallakun, i cili ishte gjithashtu pjesë e këtij “reality show”.
I pyetur nga Bora në lidhje me këtë deklaratë, Berisha është përgjigjur:
“Nëse jam gabim, kërkoj falje një mijë herë. Domethënë, pyetja më është bërë nëse veprimi i saj ka qenë i qëllimshëm, unë asnjëherë nuk kam thënë “po, 100%”, por kam thënë mund të jetë për shkak të problemeve që i ka me Besin”.
The post Akuza ndaj Xhensilës, Robert Berisha kërkon falje appeared first on InfoShqip.com.