Akuzat se ka marrë pronat e kishës në jug, Rama i përgjigjet Berishës: Përçartje madhështore

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar kryedemokratin Sali Berisha pasi ky i fundit e akuzoi se ka vjedhur pronat e kishës. “Përçartje madhështore fare…”, shkruan Rama në “Facebook”, krah videos së një bufi, ndërsa në sfond dëgjohet pikërisht kjo deklaratë e kryedemokratit. “Historiku i Edi Ramës, një hajn i papërmbajtur gjithë jetën e tij shtrihet edhe […]

Mars 28, 2025 - 13:00
 0  7
Akuzat se ka marrë pronat e kishës në jug, Rama i përgjigjet Berishës: Përçartje madhështore

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar kryedemokratin Sali Berisha pasi ky i fundit e akuzoi se ka vjedhur pronat e kishës.

“Përçartje madhështore fare…”, shkruan Rama në “Facebook”, krah videos së një bufi, ndërsa në sfond dëgjohet pikërisht kjo deklaratë e kryedemokratit.

Historiku i Edi Ramës, një hajn i papërmbajtur gjithë jetën e tij shtrihet edhe në shumë e shumë dekada, periudha që ai akoma nuk kishte lindur. Ky njeri i është sulur si një hajn i papërmbajtur pronave të kishës. Në dosjen e tij, ka falsifikime të paimagjinueshme, ka shqyrtime dhe vendime jashtë çdo afati ligjor dhe antiligjore. Ka ndryshime datash që vetëm falsifikatorët që i kanë bërë, e dinë. Vendime gjykatash që janë të vitit 2003 dhe paraqiten si të vitit 2013. Nuk e merr dot kush vesh se çfarë qëndron aty se dosja është e kyçur në sirtarin personal të Sokol Sadushit dhe nuk del”, u shpreh Berisha një ditë më parë.