Akuzë e re për ndërtim pa leje kundër biznesmenit Nefi Useini nga Ohri
Prokuroria Themelore Publike Ohër ka dorëzuar aktakuzë kundër dy personave për veprën penale ndërtim pa leje. Njëri prej personave është biznesmeni kontrovers i Ohrit Nefi Useini, transmeton Portalb.mk. “Të dyshuarit e moshës 49 dhe 48 vjeç, si bashkë-kryerës, më 27 korrik 2023, kanë filluar të ndërtojnë një objekt në tokën e tyre, pa leje ndërtimi […]
Prokuroria Themelore Publike Ohër ka dorëzuar aktakuzë kundër dy personave për veprën penale ndërtim pa leje. Njëri prej personave është biznesmeni kontrovers i Ohrit Nefi Useini, transmeton Portalb.mk.
“Të dyshuarit e moshës 49 dhe 48 vjeç, si bashkë-kryerës, më 27 korrik 2023, kanë filluar të ndërtojnë një objekt në tokën e tyre, pa leje ndërtimi të lëshuar nga organi kompetent. Në objektin ekzistues në qendër të Ohrit ndërtuan shtesa në anën veriore, në bodrum, përdhes dhe në katin e parë, duke i zgjeruar me pllaka dhe shtylla betoni, pas së cilës vazhduan ndërtimin e objektit me dy pllaka betoni të përforcuar, të cilat e rritën lartësinë e tij”, thonë nga Prokuroria.
Kundër Useini ka proces gjyqësor për një tjetër objekt pa leje në qendër të Ohrit.
Useini ishte këshilltar i BDI-së në Këshillin e Komunës së Ohrit, por vitin e kaluar ai u largua nga posti, siç tha ai, “për arsye personale”.
Emri i tij prej vitesh është në sy të publikut përmes një sërë skandalesh. Gjithçka nisi me ndërtimin e picerisë që udhëhiqet si ndërtim pa leje, më pas sherri me një tjetër këshilltar dhe profesor, ndërtimi i bazës së betonit në breg të liqenit. Për asnjë nga këto raste nuk ka zgjidhje.
Të gjitha lajmet lidhur me Nefi Useinin mund t’i lexoni KËTU.