Akuzë për punë të papërgjegjshme ndaj kryetarit të Strugës

Prokuroria Publike Themelore e Strugës, ka ngritur aktakuzë kundër kryetarit të Komunës së Strugës Ramiz Merko, për punë të papërgjegjshme nga neni 353 paragarfi 1 i Kodit Penal. Siç bëjnë të ditur nga Prokuroria Publike, i akuzuari me vetëdije ka shkelur dispozitat ligjore me rastin e emërimit të U.D drejtorit në një shkollë fillore në […]

tetor 2, 2024 - 12:00
 0  5
Akuzë për punë të papërgjegjshme ndaj kryetarit të Strugës

Prokuroria Publike Themelore e Strugës, ka ngritur aktakuzë kundër kryetarit të Komunës së Strugës Ramiz Merko, për punë të papërgjegjshme nga neni 353 paragarfi 1 i Kodit Penal.

Siç bëjnë të ditur nga Prokuroria Publike, i akuzuari me vetëdije ka shkelur dispozitat ligjore me rastin e emërimit të U.D drejtorit në një shkollë fillore në fashtin Radolishtë të Strugës.

“Ndonëse Ligji për Arsimin fillor përcakton se ushtruesi i detyrës së drejtorit zgjidhet nga radhët e punonjësve të shkollës që plotësojnë kushtet për drejtor, me datë 12.01.2022 i pandehuri caktoi një person që nuk i plotësonte këto kushte si ushtrues detyre të drejtorit të shkollës. në Radolishtë, d.m.th. nuk kishte përvojë pune së paku pesë vjet në punë arsimore.

I emëruari ka ushtruar detyrën e drejtorit së shkollës në periudhën prej datës 12.01.2022 deri më 31.07.2023, periudhë gjatë së cilës i është paguar paga dhe kontributet si ushtrues detyre drejtore i cili i ka shkaktuar dëme shkollës” thonë nga Prokuroria Publike.