Albin Kurti sot viziton Maqedoninë e Veriut, bëhet e ditur agjenda

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski sot do të takoj kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Siç njoftojnë nga shtypi i Qeverisë së RMV-së, në kuadër të vizitës në orën 10:00 është paralajmëruar takim tet-a-tet në mes dy kryeministrave, Mickoski dhe Kurti. Në orën 11:00 do të mbahet takim bilateral, ku përveç kryeministrave do të […]

gusht 5, 2024 - 14:30
 0  6
Albin Kurti sot viziton Maqedoninë e Veriut, bëhet e ditur agjenda

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski sot do të takoj kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Siç njoftojnë nga shtypi i Qeverisë së RMV-së, në kuadër të vizitës në orën 10:00 është paralajmëruar takim tet-a-tet në mes dy kryeministrave, Mickoski dhe Kurti.

Në orën 11:00 do të mbahet takim bilateral, ku përveç kryeministrave do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e qeverive të të dyja vendeve.

Pastaj, siç njoftojnë nga atje, do të pasojë një konferencë e përbashkët në mes dy kryeministrave Mickoski dhe Kurti në hapësirat e qeverisë.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu më herët konfirmoi për Telegrafin se në takim do të diskutohet për raportet bilaterale ndërmjet dy shteteve.

“Kryeministri Kurti, i shoqëruar nga ministra të kabinetit qeveritar, të hënën do të zhvillojë një vizitë pune në Maqedoninë e Veriut. Atje do të ketë një takim bilateral me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut me të cilin do të diskutojnë rreth raporteve bilaterale, bashkëpunimit rajonal dhe projektet infrastrukturore me interes për dy shtetet”, u shpreh ai.

Ndryshe, vizita e Kurtit në Maqedoninë e Veriut, vjen pak ditë pas incidentit që ndodhi në aeroportin e Shkupit. Ku sipas Presidencës së Kosovës, një pjesëtar i sigurimit tentoi t’i merrte telefonin personal presidentes Osmani për ta vendosur në skanerë.