Albulena Haxhiu: Nëse s’i marr 61 vota në votim të fshehtë, tërhiqem

Kandidatja e VV-së për kryeparalamnetare, Albulena Haxhiu, në konferencën për media që po e mban bashkë me nënkryetarin e partisë, Glauk Konjufca, një ditë pasi Kushtetuesja vendosi për seancën konstituive të Kuvendit, ka deklaruar se nëse nuk i merr 61 vota në votim të fshehtë, do të tërhiqet. “E ftoj opozitën të reflektojnë pas aktgjykimit […]

qershor 27, 2025 - 11:30
 0  5
Albulena Haxhiu: Nëse s’i marr 61 vota në votim të fshehtë, tërhiqem

Kandidatja e VV-së për kryeparalamnetare, Albulena Haxhiu, në konferencën për media që po e mban bashkë me nënkryetarin e partisë, Glauk Konjufca, një ditë pasi Kushtetuesja vendosi për seancën konstituive të Kuvendit, ka deklaruar se nëse nuk i merr 61 vota në votim të fshehtë, do të tërhiqet.

“E ftoj opozitën të reflektojnë pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, që nuk e ndalon votimin e fshehtë. Po të ishte aty, do të shkruhej. Me rastin e votimit të fshehtë, nëse unë si kandidate nuk i marr 61 vota, tërhiqem nga kandidatura.“, tha Haxhiu, transmeton Klankosova.

Kujtojmë se megjithatë, Kushtetuesja nuk ka vendosur për ligjshmërinë e refuzimit të votimit të fshehtë, një nga pikat kyç të ngërçit në Kevin.