Aleanca për Shqiptarët kundër riorganizimit të MPB: “Heshtja është bashkëpërgjegjësi”
Aleanca për Shqiptarët ka reaguar fuqishëm ndaj informatave se Ministria e Punëve të Brendshme po përgatit ndryshime ligjore dhe një sistematizim të ri të vendeve të punës, të cilat sipas The post Aleanca për Shqiptarët kundër riorganizimit të MPB: “Heshtja është bashkëpërgjegjësi” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Aleanca për Shqiptarët ka reaguar fuqishëm ndaj informatave se Ministria e Punëve të Brendshme po përgatit ndryshime ligjore dhe një sistematizim të ri të vendeve të punës, të cilat sipas saj, rrezikojnë përfaqësimin institucional të shqiptarëve në Strugë, Dibër dhe Kërçovë, raporton Gazeta Flaka
Në një konferencë për media, zëdhënësja e Aleancës, Njomza Asani Shaqiri, tha se ndryshimet e parashikuara synojnë degradimin e Njësisë për Punë të Brendshme Strugë–Dibër–Kërçovë në njësi të kategorisë së dytë, duke humbur kompetencat operative, strukturën komanduese dhe autonominë funksionale. “Të gjitha kompetencat do të transferohen nën juridiksionin e Sektorit për Punë të Brendshme në Ohër”, tha ajo.

Asani Shaqiri theksoi se ky riorganizim nuk është thjesht teknik: “Ai prodhon pasoja të rënda politike, institucionale dhe shoqërore. Në qytete me shumicë shqiptare nuk parashihen më pozita kyçe drejtuese si kryeshef i policisë, kryeshef i njësisë për luftimin e krimit dhe zëvendëskomandant në stacionet policore. Heqja e këtyre pozicioneve është një goditje serioze ndaj përfaqësimit institucional të shqiptarëve dhe një rrezik për sigurinë lokale.”
Zëdhënësja u ndal edhe te emërimi i kryeshefit të Sektorit Rajonal për Kufirin me seli në Ohër: “Pas më shumë se dy dekadash përfaqësimi shqiptar, për vitin 2025 është emëruar një kuadër maqedonas, duke injoruar parimin e vazhdimësisë së përfaqësimit dhe realitetin demografik.”

Aleanca për Shqiptarët i bëri thirrje koalicionit VLEN të reagojë menjëherë: “Heshtja në këtë rast nuk është neutralitet — heshtja është bashkëpërgjegjësi”, theksoi Asani Shaqiri. Ajo paralajmëroi se Aleanca nuk do të lejojë që vendime administrative të zhbëjnë përfaqësimin institucional të shqiptarëve dhe të nëpërkëmbin parimin e barazisë. Gazeta Flaka
The post Aleanca për Shqiptarët kundër riorganizimit të MPB: “Heshtja është bashkëpërgjegjësi” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .