Ali Ahmeti qytetar nderi i Tiranës, Rama: Djemtë e duan pushtetin për t’u njohur nga të tjerët, kurse burrat për të bërë për të tjerët

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot gjatë shpalljes së Ali Ahmetit qytetar nderi i Tiranës, tha se atij mund t’i bëhen plotë kritika brenda vendit, sepse është e drejtë e opozitës, por që nuk mund të diskutohet puna e tij ndër vite, përcjell TV21. Rama e cilësoi Ahmetin si mjeshtër të mash, në përdorimin, siç […] The post Ali Ahmeti qytetar nderi i Tiranës, Rama: Djemtë e duan pushtetin për t’u njohur nga të tjerët, kurse burrat për të bërë për të tjerët appeared first on InfoShqip.com.

maj 2, 2024 - 20:00
 0  4
Ali Ahmeti qytetar nderi i Tiranës, Rama: Djemtë e duan pushtetin për t’u njohur nga të tjerët, kurse burrat për të bërë për të tjerët

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot gjatë shpalljes së Ali Ahmetit qytetar nderi i Tiranës, tha se atij mund t’i bëhen plotë kritika brenda vendit, sepse është e drejtë e opozitës, por që nuk mund të diskutohet puna e tij ndër vite, përcjell TV21. Rama e cilësoi Ahmetin si mjeshtër të mash, në përdorimin, siç tha, të armës së diplomacisë, për të afirmuar botërisht subjektivitetin e kombit shqiptar.

“Ka një gjë që nuk e luan dot as topi kur themi ne shqiptarët, e cila është se historia do ta thotë me zë edhe më të fortë se kushdo sot, dhe që është se atë që ka bërë Ali Ahmeti me pushtetin, për përparimin e të drejtave të shqiptarëve në shtetin fqinj, për afirmimin e tyre si qytetarë të barabartë të RMV-së dhe për ngritjen lart të shqiptarëve në sytë e krejt botës, të gjithë ne të tjerët nuk mund ta diskutojmë, por vetëm duhet ta pranojmë dhe nëse jemi të mençur, ta marrim si mësim, nga një shqiptar ndër më të mirët. Në mbyllje të kësaj fjale, kur Tiranës i shtohet një qytetar nderi, i përmasave të Ali Ahmetit, unë dua të sjell fjalën e mençur të një politikani dhe udhëheqësi të madh. Djemtë e duan pushtetin për t’u njohur nga të tjerët, kurse burrat për të bërë për të tjerët”, tha Rama./tv21.tv

The post Ali Ahmeti qytetar nderi i Tiranës, Rama: Djemtë e duan pushtetin për t’u njohur nga të tjerët, kurse burrat për të bërë për të tjerët appeared first on InfoShqip.com.