Ali Ahmeti: Rruga drejt Evropës mbetet orientim i palëkundur
“Rruga jonë drejt Evropës mbetet orientim i palëkundur politik dhe strategjik”, tha sonte kreu i Ali Ahmeti, i cili mori pjesë në pritjen e organizuar me rastin e Ditës së Evropës, raporton Gazeta Flaka “Sonte, së bashku me bashkëpunëtor...
“Rruga jonë drejt Evropës mbetet orientim i palëkundur politik dhe strategjik”, tha sonte kreu i Ali Ahmeti, i cili mori pjesë në pritjen e organizuar me rastin e Ditës së Evropës, raporton Gazeta Flaka
“Sonte, së bashku me bashkëpunëtorë, mora pjesë në pritjen e organizuar me rastin e Ditës së Evropës, një ngjarje që simbolizon vlerat e bashkëpunimit, paqes dhe integrimit evropian”, deklaroi Ahmeti.
Ai theksoi se “angazhimi për institucione të forta, barazi, demokraci dhe perspektivë evropiane për qytetarët tanë vazhdon me përkushtim të plotë”, duke uruar edhe “Ditën e Evropës”.

Në këtë aktivitet, Ahmeti ishte i shoqëruar nga nënkryetari i BDI-së Bujar Osmani, shefi i kabinetit Faton Ahmeti, sekretari i përgjithshëm Arbër Ademi, si dhe Fatmir Besimi dhe Mehmet Zhaku. Gazeta Flaka
The post Ali Ahmeti: Rruga drejt Evropës mbetet orientim i palëkundur appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.