Ali Ahmeti: Sot, po zbatohen tezat e Çubrilloviçit dhe Grashaninit ndaj shqiptarëve
Sonte në Kërçovë u mbajt takimi i liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, dhe kandidatit për kryetar të Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, me të rinjtë dhe të rejat e qytetit. The post Ali Ahmeti: Sot, po zbatohen tezat e Çubrilloviçit dhe Grashaninit ndaj shqiptarëve appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Sonte në Kërçovë u mbajt takimi i liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, dhe kandidatit për kryetar të Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, me të rinjtë dhe të rejat e qytetit. Takimi u zhvillua në kuadër të diskutimeve për programin e ri katërvjeçar të qeverisjes lokale, ku rinia u theksua si mbështetja më e fuqishme për vizionin e një Kërçove të bashkuar, raporton Flaka
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, e nisi fjalimin e tij me përshëndetje të të pranishmëve, duke veçuar Kreshnik Bekteshin, të cilin e quajti “i burgosuri i fundit politik”.
Fjalimi i Ahmetit u prit me ovacione dhe thirrjet “UÇK, UÇK” nga të pranishmit. Ai shtoi më tej:
“Shqiptarët nuk janë të dyndur nga ndonjë vend, nuk janë ardhacakë, por janë autokton bashkë me diellin që ka lind. Tani, në këto toka, të ua mohosh shqiptarëve gjuhën, historinë, është padrejtësi e madhe. Këto janë teza të Çubrilloviçit dhe Grashaninit, që unë po i shoh se po përpiqen t’i aplikojnë me shqiptarët. Me vetëdije ose pa vetëdije, politikanët sot në Maqedoni po tentojnë t’i zbatojnë.”
Në fund, Ahmeti iu drejtua të rinjve duke kujtuar sakrificat e brezave të kaluar: “E dashura Rini, vëllezërit tuaj para 24 vitesh kanë derdhur gjak për këtë flamur, kanë derdhur gjak për ato Universitete që sot i kemi. Universiteti i Tetovës është i vetmi në botë që është hapur me gjak. Moshatarët tuaj u flijuan që gjuha dhe identiteti i tyre të mos mohohet. Sot, obligimi, detyra dhe misioni juaj është që këtë krenari dhe këtë gjak të derdhur për lirinë tonë, ta mbroni dhe të jeni avangarda e pamposhtur. Të gjithë ne do të jemi në ballë dhe nuk do t’ju lëmë vetëm në mbrojtjen e këtyre të drejtave.” Flaka
The post Ali Ahmeti: Sot, po zbatohen tezat e Çubrilloviçit dhe Grashaninit ndaj shqiptarëve appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
