Fatmir Dehari: Parashtrohet pyetja, çka bëjnë kandidatët e tjerë, ku i kanë njerëzit?

Sonte në Kërçovë u mbajt takimi i liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, dhe kandidatit për kryetar të Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, me të rinjtë dhe të rejat e qytetit. The post Fatmir Dehari: Parashtrohet pyetja, çka bëjnë kandidatët e tjerë, ku i kanë njerëzit? appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shtator 21, 2025 - 00:30
 0
Fatmir Dehari: Parashtrohet pyetja, çka bëjnë kandidatët e tjerë, ku i kanë njerëzit?

Sonte në Kërçovë u mbajt takimi i liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, dhe kandidatit për kryetar të Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, me të rinjtë dhe të rejat e qytetit. Takimi u zhvillua në kuadër të diskutimeve për programin e ri katërvjeçar të qeverisjes lokale, ku rinia u theksua si mbështetja më e fuqishme për vizionin e një Kërçove të bashkuar, raporton Flaka

Fatmir Dehari, duke iu drejtuar të rinjve, tha: “Ju të dashur të rinj, të dashurit e Xhaxhit, ashtu siç u kam thënë, sonte jeni këtu me ne. Parashtrohet pyetja, çka bëjnë kandidatët e tjerë, ku i kanë njerëzit. Nga ky takim, nga kjo fotografi që do ta shohin, i ftojë edhe të rinjtë e tjerë: ejani këtu, se këtu është ardhmëria, këtu është e tashmja, këtu është shpresa, dhe këtu është fitorja.”

Nga ana tjetër, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, e nisi fjalimin e tij me përshëndetje të të pranishmëve, duke veçuar Kreshnik Bekteshin, të cilin e quajti “i burgosuri i fundit politik”.

Ahmeti iu drejtua të rinjve duke kujtuar sakrificat e brezave të kaluar: “E dashura Rini, vëllezërit tuaj para 24 vitesh kanë derdhur gjak për këtë flamur, kanë derdhur gjak për ato Universitete që sot i kemi. Universiteti i Tetovës është i vetmi në botë që është hapur me gjak. Moshatarët tuaj u flijuan që gjuha dhe identiteti i tyre të mos mohohet. Sot, obligimi dhe misioni juaj është që këtë krenari dhe këtë gjak të derdhur për lirinë tonë, ta mbroni dhe të jeni avangarda e pamposhtur. Të gjithë ne do të jemi në ballë dhe nuk do t’ju lëmë vetëm në mbrojtjen e këtyre të drejtave.” Flaka

The post Fatmir Dehari: Parashtrohet pyetja, çka bëjnë kandidatët e tjerë, ku i kanë njerëzit? appeared first on Flaka, në çdo lajm... .