Aliu: Ndër sfidat që kemi është ndërlidhjen e adresave me qytetarët, që të dihet saktë se ku jetojnë

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka deklaruar se ndër sfidat më të cilat është duke u përball kjo ministri është ndërlidhja e adresave me qytetarët, në mënyrë që për çdo qytetarë të dihet se ku e ka saktë adresën ku jetojnë. Aliu për EO ka thënë se ky proces është shumë i rëndësishëm për vendin […]

Korrik 21, 2024 - 18:31
 0  7
Aliu: Ndër sfidat që kemi është ndërlidhjen e adresave me qytetarët, që të dihet saktë se ku jetojnë
aliu:-nder-sfidat-qe-kemi-eshte-nderlidhjen-e-adresave-me-qytetaret,-qe-te-dihet-sakte-se-ku-jetojne

aliu:-nder-sfidat-qe-kemi-eshte-nderlidhjen-e-adresave-me-qytetaret,-qe-te-dihet-sakte-se-ku-jetojne

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka deklaruar se ndër sfidat më të cilat është duke u përball kjo ministri është ndërlidhja e adresave me qytetarët, në mënyrë që për çdo qytetarë të dihet se ku e ka saktë adresën ku jetojnë.

Aliu për EO ka thënë se ky proces është shumë i rëndësishëm për vendin dhe në aspektin e funksionimi të shtetit.

Ministri ka njoftuar se procesi i emërtimit të rrugëve është përmbyllur, mirëpo sipas tij, gjithmonë ka nevojë për rishikime.

“Procesi i emërtimit të rrugëve është përmbyll, gjithmonë ka nevojë për rishikime të tilla por ajo me kohën do të përmirësohet, ka mbetur procesi i vendosjes së numrave që është një proces tejet i rëndësishëm. Një sfidë tjetër që na pret është në realizim e sipër është ndërlidhja e adresave me qytetarët kjo bëhet me bashkëpunim edhe Ministrinë e Punëve të Brendshme, natyrisht kemi pasur takime dhe do të fillojmë një projekt të përbashkët. Të dimë që secili qytetarë se saktë ku është edhe ku e ka adresën, kjo është shumë me rëndësi për vendin tonë dhe po ashtu në aspektin e funksionimi të shtetit”, theksoi ai.

Tutje, ai ka thënë se problemet infrastrukturore janë përcjell ndër vite, dhe sipas tij, këto kanë lënë gjurmë në kadastrin e kësaj ministrie.

“Çështja e pronave është çështje sfiduese jo vetëm për vendin tonë por për të gjitha vendet që janë në tranzicion nga periudha e socalizimit. Ka histori të ndryshme në vendin tonë, është periudha pas pushtimit në vitin 1912 të përzënies së largimit të popullatës duke përfshirë edhe periudhën e luftës së fundit. Të gjitha këto i kanë lënë gjurmët e veta në kadastrit tonë por duhet të korrigjohen. Kërkon punë dhe është sfidë. Çështjet pronësore do të mund të realizohen vetëm me përfshirjen e qytetare, sepse është në të mirën e të gjithëve”, përfundoi ai.