Aliu për borxhet e kompanive që ambalazhojnë ujin: Nuk ka asnjë vendim për falje borxhi

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, gjatë fjalës së tij në seancën e Kuvendit deri sa ka folur për borxhet e kompanive që ambalazhojnë ujin, ka thënë se nuk ka asnjë vendim për falje borxhi. “Në lidhje me borxhin e kompanive që ambalazhojnë nuk ka asnjë vendim për falje të asnjë borxhi. […]

maj 2, 2024 - 16:00
 0  3
Aliu për borxhet e kompanive që ambalazhojnë ujin: Nuk ka asnjë vendim për falje borxhi
aliu-per-borxhet-e-kompanive-qe-ambalazhojne-ujin:-nuk-ka-asnje-vendim-per-falje-borxhi

aliu-per-borxhet-e-kompanive-qe-ambalazhojne-ujin:-nuk-ka-asnje-vendim-per-falje-borxhi

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, gjatë fjalës së tij në seancën e Kuvendit deri sa ka folur për borxhet e kompanive që ambalazhojnë ujin, ka thënë se nuk ka asnjë vendim për falje borxhi.

“Në lidhje me borxhin e kompanive që ambalazhojnë nuk ka asnjë vendim për falje të asnjë borxhi. Qysh njëjtë nuk ka asnjë vendim i cili përcakton çfarë pretendohet, çka ka pagesa të rregullat, normale siç kanë qenë në secilën qeveri. Sipas raportimeve të kompanive për sasitë e ujit që kanë pasur për kompanitë që nuk kanë raportuar dhe kanë borxhe, në cilëndo qeveri ka pasur kalkulime të një borxhi të supozuar në bazë të udhëzimit administrativ që thotë me marrë sasinë maksimale të ujit që shpenzohet. Kjo është në shpërputhje me vet udhëzimin administrativ”, ka thënë ministri Aliu.