Shkup, po vendosen kamera të sigurisë gjithandej, do të dokumentohet çdo shkelje në komunikacion
Në disa udhëkryqe të bulevardeve të Shkupit po shihen kamera të vendosura në semaforë. Këto kamera gjenden tek udhëkryqi i bulevardit “Partizanska”, afër kishës Shën Klimenti i Ohrit, transmeton TV 21. Poashtu kamera ka edhe te udhëkryqi afër qendrës “Mavrovasja”, ndërsa të tilla po vendosen edhe në Çair dhe lagje tjera. Me vendosjen e këtyre […]
Në disa udhëkryqe të bulevardeve të Shkupit po shihen kamera të vendosura në semaforë. Këto kamera gjenden tek udhëkryqi i bulevardit “Partizanska”, afër kishës Shën Klimenti i Ohrit, transmeton TV 21.
Poashtu kamera ka edhe te udhëkryqi afër qendrës “Mavrovasja”, ndërsa të tilla po vendosen edhe në Çair dhe lagje tjera. Me vendosjen e këtyre kamerave të sigurisë çdo shkelje të rendit në komunikacion që do të bëhet, kamerat do ta xhirojnë dhe do të shqiptohen dënime.
Në Click Plus të TV21 ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, tha se këto kamera shumë shpejtë do të jenë në funksion dhe do implikohet modeli evropian.
Ai tregon një shembull për respektimin e ligjit me një bisedë që ka pasur me një mjek, duke bërë krahasimin e vozitjes në vendin tonë dhe në Gjermani.
Kamerat e vendosura janë pjese e projektit “Safe City”, projekt i cili për momentin po përmirësohet. Kamera të tilla ka edhe në Kumanovë e Tetovë, ndërsa projekti pritet të zgjerohet edhe në qytetet e tjera të vendit.