Ambasadori britanik thotë se sot pati një mëngjes interesant në Vushtrri: Shpresoj ta vizitoj sërish
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves. Pas vizitës në komunë, kalanë e qytetit dhe përcjelljes së punimeve në sheshin “Adem Jashari”, ambasadori ka thënë se pati një mëngjes interesant me kryetarin Idrizi, më të cilin tha se diskutuan edhe për zhvillimin ekonomik të […]
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves.
Pas vizitës në komunë, kalanë e qytetit dhe përcjelljes së punimeve në sheshin “Adem Jashari”, ambasadori ka thënë se pati një mëngjes interesant me kryetarin Idrizi, më të cilin tha se diskutuan edhe për zhvillimin ekonomik të Vushtrrisë.
Hargreaves ka shtuar se shpreson ta vizitojë sërish komunën e Vushtrrisë për t’i parë zhvillimet e ardhshme.
“Ka qenë një ditë e mrekullueshme. Jam shumë mirënjohës ndaj kryetarit dhe ekipit të tij për mikpritjen e ngrohtë sot”.
“Një mëngjes shumë interesant, patëm një diskutim interesant për ekonominë, për zhvillimin ekonomik në Vushtrri dhe përreth. I pamë edhe disa nga vendet historike të qytetit. Shpresoj që do ta vizitoj sërish dhe t’i shoh zhvillimet e ardhshme”, ka thënë ai për EO.
Edhe kryetari i Vushtrrisë e ka cilësuar të veçantë vizitën e ambasadorit, për të cilën iu falënderua.
“Sot është një ditë e veçantë për neve dhe qytetin e Vushtrrisë sepse kemi mysafir ambasadorin e Britanisë së Madhe, shkëlqesinë e tij, Jonathan Hargreaves. Fillimisht vizituam komunën, kalanë e qytetit dhe tani jemi këtu duke i përcjellur punimet në sheshin Adem Jashari. Është vizitë e veçantë e falënderoj ambasadorin shumë që ka gjetë kohë me i’u përkushtu komunës së Vushtrrisë sot”, ka thënë Idrizi.