Amvisëritë janë ndotësit më të mëdhenj të ajrit, thotë Mexhiti

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti në intervistë për Radio Evropën e Lirë thotë se sipas të gjitha analizave, ndotësit më të mëdhenj të ajrit në vend janë amvisëritë. Mexhiti The post Amvisëritë janë ndotësit më të mëdhenj të ajrit, thotë Mexhiti appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shtator 22, 2024 - 16:00
 0  2
Amvisëritë janë ndotësit më të mëdhenj të ajrit, thotë Mexhiti

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti në intervistë për Radio Evropën e Lirë thotë se sipas të gjitha analizave, ndotësit më të mëdhenj të ajrit në vend janë amvisëritë. Mexhiti thotë se Qeveria po ndërmerr një sërë masash për t’u përballur me ndotjen, ndërsa thekson se në plan afatgjatë, po punohet edhe për gazifikim.

“Së pari, ndryshohet sistematizimi dhe krijohet një sektor i veçantë në Ministrinë e Mjedisit për dekarbonizim dhe ajër të pastër. Kjo e para është e rëndësishme sepse nëse nuk marrim masa prodhuesit tanë do të paguajnë taksa të mëdha në të ardhmen nëse duan të eksportojnë diçka në BE. Së dyti, për sa i përket ndotjes, sipas analizës, amvisëritë janë ndotësit më të mëdhenj sepse përdorin lloje të ndryshme të mjeteve të dëmshme për shëndetin dhe ajrin. Pra, në terma afatgjatë po punohet për intensifikimin e procesit të gazifikimit, fillimisht në zonat urbane, por edhe në të gjithë vendin, gjë që padyshim do të kontribuojë në këtë. Është formuar komision “ad hoc” që do të merret me ndotësit e mëdhenj për të kontrolluar nëse ata kanë marrë masa, nëse kanë investuar në filtra dhe ndotin sa më pak mjedisin dhe një sërë aktivitetesh të tjera që do të jenë të përditshme”, tha mes tjerash Mexhiti.

The post Amvisëritë janë ndotësit më të mëdhenj të ajrit, thotë Mexhiti appeared first on Flaka, në çdo lajm... .