Kanë të drejtën e votës, PS kthen “sytë” edhe nga Diaspora: Lehtësimit të lejeve të qëndrimit, pensione…

Këtë të diel, drejtuesi politik i PS për diasporën Taulant Balla është takuar me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Greqi. Përmes një postimi në “Facebook”, Balla ka shpërndarë pamje nga takimi me shqiptarët e Greqisë në Selanik, krahas së cilave ka shkruar se pjesëmarrja e diasporës në zgjedhjet e 2025-ës është një moment historik. Balla […]

shtator 22, 2024 - 20:00
 0  3
Kanë të drejtën e votës, PS kthen “sytë” edhe nga Diaspora: Lehtësimit të lejeve të qëndrimit, pensione…

Këtë të diel, drejtuesi politik i PS për diasporën Taulant Balla është takuar me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Greqi.

Përmes një postimi në “Facebook”, Balla ka shpërndarë pamje nga takimi me shqiptarët e Greqisë në Selanik, krahas së cilave ka shkruar se pjesëmarrja e diasporës në zgjedhjet e 2025-ës është një moment historik.

Balla shton se faza e re e mbështetjes për komunitetin shqiptar në Greqi ka hyrë në një fazë të re me hapat e hedhur për çështjen e pensioneve, të lehtësimit të lejeve të qëndrimit, programin e gjuhës shqipe “Mësues për Greqinë”.

“Selanik – Vijuam sot dialogun dhe bashkëpunimin me përfaqësues të komunitetit shqiptar të Greqisë “Partia Socialiste 2030” për “Shqipëria 2030”. Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhjet e 2025-ës është një moment historik. Kemi hyrë në një fazë të re të mbështetjes për komunitetin shqiptar në Greqi me hapat e hedhura për çështjen e pensioneve, të lehtësimit të lejeve të qëndrimit, programin e gjuhës shqipe “Mësues për Greqinë” etj”, shkruan Balla.

Pas ndryshimeve të Kodit Zgjedhor që i jep të drejtën e votës edhe Diasporës, politika i ka kthyer “sytë” edhe nga shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë.