Tre laptopë dhe një fotoaparat, vidhen nga kabineti i një kryetari të Shkupit!

Vjedhje në kabinetin e kryetarit të një komune të Shkupit. Bëhet fjalë për Gazi Babën, transmeton TV21. Rastin e ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme, ku thuhet The post Tre laptopë dhe një fotoaparat, vidhen nga kabineti i një kryetari të Shkupit! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

gusht 19, 2024 - 22:00
 0  6
Tre laptopë dhe një fotoaparat, vidhen nga kabineti i një kryetari të Shkupit!

Vjedhje në kabinetin e kryetarit të një komune të Shkupit. Bëhet fjalë për Gazi Babën, transmeton TV21.

Rastin e ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme, ku thuhet se nga kabineti i kryetarit të Gazi Babës janë marrë tre laptopë dhe një fotoaparat.

“Më datë 18.08.2024 në ora 14.50 në SPB Shkup, nga ana e Komunës së Gazi Babës është denoncuar se me përdorimin e forcës, është hyrë në Kabinetin e kryetarit të Komunës Gazi Babë dhe janë marrë tre laptopë dhe një fotoaparat”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Ende nuk është kapur vjedhësi, pasi nga MPB thonë se ndërmerren masat për zbardhjen e rastit.

The post Tre laptopë dhe një fotoaparat, vidhen nga kabineti i një kryetari të Shkupit! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .