Demokratët e diasporës nisin anëtarësimet në degën e re të PD Forli
Zgjedhjet e përgjithshme të 2025-ës po afrojnë dhe demokratët e diasporës në Itali kanë ndezur motorët për t’u përgatitur për fushatën zgjedhore, duke zgjedhur kreun e degës së PD në Forli. Këtë të shtunë ka nisur procesi i anëtarësimeve të reja në degën e re të Partisë Demokratike në Forli Emiglia Romagna, në Itali, ku […]
Zgjedhjet e përgjithshme të 2025-ës po afrojnë dhe demokratët e diasporës në Itali kanë ndezur motorët për t’u përgatitur për fushatën zgjedhore, duke zgjedhur kreun e degës së PD në Forli.
Këtë të shtunë ka nisur procesi i anëtarësimeve të reja në degën e re të Partisë Demokratike në Forli Emiglia Romagna, në Itali, ku garojnë tre kandidatë për kreun e degës. Në garë për kreun e PD Forli Itali, janë Brunilda Dakoli, Aleks Bega dhe Gëzim Brunga.
Në pamjet që përcjell zyra për shtyp e PD, dallohet se gjatë këtij procesi është e pranishme kryetarja e LDG, Albana Vokshi dhe deputetja e Forca Italia, Rosaria Tassinari.
Për herë të parë në këto zgjedhje do të votojnë shqiptarët e diasporës dhe të gjithë shqiptarët të cilët ndodhen jashtë vendit në ditën e zgjedhjeve./tvklan.al