Mehaj: Liria e Kosovës e ka emrin e Fehmi e Xhevë Lladrovcit

Ish-ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, përkujtoi  heronjtë e kombit, Fehmi e Xhevë Lladrovci, në 26-vjetorin e rënies së tyre heroike. Ai theksoi rëndësinë e trashëgimisë së tyre në luftën për liri dhe nevojën për ta ruajtur atë për brezat e ardhshëm. “Fehmi e Xhevë Lladrovci, ju takoni brezit të parë të luftëtarëve të […]

shtator 22, 2024 - 20:00
 0  4
Mehaj: Liria e Kosovës e ka emrin e Fehmi e Xhevë Lladrovcit
mehaj:-liria-e-kosoves-e-ka-emrin-e-fehmi-e-xheve-lladrovcit

mehaj:-liria-e-kosoves-e-ka-emrin-e-fehmi-e-xheve-lladrovcit

Ish-ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, përkujtoi  heronjtë e kombit, Fehmi e Xhevë Lladrovci, në 26-vjetorin e rënies së tyre heroike.

Ai theksoi rëndësinë e trashëgimisë së tyre në luftën për liri dhe nevojën për ta ruajtur atë për brezat e ardhshëm.

“Fehmi e Xhevë Lladrovci, ju takoni brezit të parë të luftëtarëve të lirisë,” shkroi Mehaj, duke e nënvizuar sakrificën e tyre për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës. Ai citoi fjalët e njohura të Fehmi Lladrovcit: “Ma e shtrenjtë është lira se sa vdekja”, duke e cilësuar këtë si “busullën kryesore të popullit tonë.”

Në përfundim, Mehaj theksoi se liria e Kosovës do të mbetet gjithmonë më e shtrenjtë se vetë jeta e popullit, duke nënvizuar rëndësinë e kujtimit të sakrificave të heronjve dhe dëshmorëve të kombit.