Analistët në Beograd: S’ka çfarë të dialogohet, duhet zbatim i marrëveshjeve

Ekspertët në Serbi thonë se mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka më se çfarë të bisedohet, pasi sipas tyre, krejt çka duhet është zbatimi i atyre që janë dakorduar dy palët gjatë negociatave. Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është kthyer në një formë pa përmbajtje, temat janë konsumuar dhe tani është e nevojshme të zbatohet […]

tetor 7, 2024 - 03:00
 0  8
Analistët në Beograd: S’ka çfarë të dialogohet, duhet zbatim i marrëveshjeve
analistet-ne-beograd:-s’ka-cfare-te-dialogohet,-duhet-zbatim-i-marreveshjeve

analistet-ne-beograd:-s’ka-cfare-te-dialogohet,-duhet-zbatim-i-marreveshjeve

Ekspertët në Serbi thonë se mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka më se çfarë të bisedohet, pasi sipas tyre, krejt çka duhet është zbatimi i atyre që janë dakorduar dy palët gjatë negociatave.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është kthyer në një formë pa përmbajtje, temat janë konsumuar dhe tani është e nevojshme të zbatohet vetëm ajo që është rënë dakord. Kështu e shohin procesin e dialogut një pjesë e ekspertëve në Serbi. Sipas juristit dhe ish-deputetit Aleksandër Olenik, dialogu nuk është bllokuar, por nuk ka për çfarë mund të negociohet.

“Nuk mund të negociohet për zbatimin e detyrimeve të marra, pasi ky duhet të jetë një presion nga aktorët ndërkombëtarë që morën pjesë në negociata. Serbia nuk ka më asgjë për t’i ofruar Kosovës. Kontrolli mbi arsimin dhe shëndetësinë janë gjërat e vetme që mbeten nën pushtetin e saj. Asociacioni i Komunave Serbe do të formohet pas zgjedhjeve të ardhshme në Kosovë, por shumica e çështjeve të tjera janë mbyllur”, tha Ollenik.

Njohësit e zhvillimeve politike vlerësojnë se për Perëndimin dialogu nuk është më prioritet, pasi konsiderohet se nuk ka potencial të vërtetë për një konflikt më të madh. Lidhur me këtë, sipas Dragan Popoviqit nga Qendra për Politikë Praktike, Serbia po përdor dialogun për interesat e brendshme.

“Mua më duket se për Perëndimin kjo çështje prej kohësh nuk është më prioritet. Veçanërisht pas ngjarjeve në Banjskë, është krijuar bindja se nuk mund të ketë përplasje të mëdha. Kjo i përshtatet Vuçiqit, sepse nuk ka instrumente reale për të arritur diçka. Ai mban iluzionin e negociatave për t’u thënë votuesve se ende ‘lufton’ për Kosovën, megjithëse është e qartë që historia ka përfunduar prej kohësh”, tha Dragan Popoviq nga Qendra për Politikë Praktike.

Ekspertët në Beograd mendojnë se dialogu i Brukselit, edhe pse formalisht ekziston, duket më shumë si një formë sesa një mjet për të arritur ndryshime reale, ndërsa duket se aktorët janë përqendruar në ruajtjen e iluzionit të një diskutimi aktiv. /rtk