ANALIZË: Borxhi i brendshëm i RMV-së u rrit për 25,5 milionë euro për tre muaj!   

Në tre muajt e parë të këtij viti, krahasuar me situatën në fund të vitit të kaluar, vetëm ndërmarrjet publike shtetërore dhe kompanitë në pronësi shtetërore i rritën detyrimet e tyre të prapambetura, por të papaguara për mbi 15 milionë euro. Në nivel tremujor, ka një rritje të borxheve si në shëndetësinë publike ashtu edhe […]

maj 12, 2025 - 08:00
 0  6
ANALIZË: Borxhi i brendshëm i RMV-së u rrit për 25,5 milionë euro për tre muaj!   
Euro - Denarë. Foto: Gwengoat në Canva

Në tre muajt e parë të këtij viti, krahasuar me situatën në fund të vitit të kaluar, vetëm ndërmarrjet publike shtetërore dhe kompanitë në pronësi shtetërore i rritën detyrimet e tyre të prapambetura, por të papaguara për mbi 15 milionë euro. Në nivel tremujor, ka një rritje të borxheve si në shëndetësinë publike ashtu edhe në komuna – tregon analiza krahasuese e Portalb.mk duke u bazuar në të dhënat e tremujorit të parë të këtij viti krahasuar me tremujorin e fundit të vitit të kaluar.  Në fund të marsit, borxhi “i brendshëm” i të gjithë sektorëve dhe institucioneve në nivel qendror dhe lokal tejkaloi 651 milionë euro.  

Ndërmarrjet publike shtetërore dhe kompanitë shtetërore “liderë” për sa i përket borxhit, mbi 358 milionë euro 

Ministritë, komunat, ndërmarrjet publike në nivel qendror, kompanitë shtetërore dhe shëndetësia publike i rritën borxhet e tyre për tre muaj, ose në tremujorin e parë të këtij viti, krahasuar me tremujorin e fundit të vitit të kaluar. Sipas të dhënave të reja nga Ministria e Financave, detyrimet e prapambetura, por të papaguara të ndërmarrjeve publike shtetërore dhe kompanive shtetërore në fund të marsit tejkaluan 358 milionë euro dhe krahasuar me situatën në dhjetor kur arritën në 343,3 milionë euro, tani janë rritur për madje 15,2 milionë euro. Sipas shumës së borxheve të prapambetura, por të papaguara, ndërmarrjet publike komunale janë në vend të parë, me një shumë prej 111,4 milionë eurosh, por te ato ka një rënie prej 2,3 milionë eurosh.  

Në vendin e tretë për nga detyrimet e prapambetura, por të papaguara janë komunat, borxhi i të cilit në fund të marsit tejkaloi 63 milionë euro dhe për tre muaj u rritën për 2,6 milionë euro. Në vendin e katërt me një borxh të papaguar prej 59,8 milionë eurosh janë institucionet e shëndetit publik dhe detyrimet e tyre janë rritur për 5,4 milionë euro krahasuar me tremujorin e fundit të vitit të kaluar, dhe arritën në 54.3 milionë euro. Borxhi i shfrytëzuesve të buxhetit të linjës së parë (ministritë dhe institucionet që janë nën juridiksionin e tyre) është pothuajse 16 milionë euro dhe është rritur për 2,2 milionë euro për tre muaj.  

Infografik: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Infografik: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Të dhënat e përmbledhura tregojnë se, për shembull, vetëm komunat dhe ndërmarrjet publike të themeluara dhe të menaxhuara nga autoritetet lokale, së bashku kanë borxh prej madje 174,8 milionë euro. 

Gjysma e borxhit të brendshëm u takon vetëm 5 firmave shtetërore…  

Pesë vendet e para në listën e re të “borxhlinjve” të Ministrisë së Financave janë “të rezervuara” për pesë firma në pronësi shtetërore. Në vendin e parë për nga detyrimet e prapambetura, por të papaguara në vlerë prej 88,4 milionë eurosh është “Nomagas” Sh.A. – Shkup, në vendin e dytë me një borxh prej 74,5 milionë eurosh, në vendin e tretë me 59,1 milionë euro është ESM – Termocentralet, e ndjekur nga NP HM – Infrastruktura me një borxh prej gati 59 milionë eurosh dhe në vendin e pestë është ESM – Shpërndarja e energjisë me detyrime të prapambetura, por të papaguara në fund të marsit në vlerë prej 33,7 milionë eurosh.               

Infografik: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Infografik: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Borxhi i prapambetur, por i papaguar vetëm i këtyre pesë kompanive të menaxhuara nga shteti arrin në 314,7 milionë euro, që paraqet gjysmën e borxhit të përgjithshëm të brendshëm të raportuar nga të gjitha institucionet, ndërmarrjet publike, ministritë, agjencitë, shëndetësia, arsimi, kultura, gjyqësori, komunat…  

Infografik: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Infografik: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Në fund të marsit, borxhi “i brendshëm” i të gjithë sektorëve dhe institucioneve në nivel qendror dhe lokal tejkaloi vlerën prej 651 milionë eurosh dhe krahasuar me tremujorin e fundit të vitit të kaluar, ose për tre muaj, u rrit për 25,5 milionë euro.