Andonovska: Në mes të epidemisë së kollës së keqe, mund të kishim mbetur pa reagentë për këtë sëmundje

Dje u informova nga punonjës të Institutit të Shëndetit Publik (IShP) se një pjesë e frigoriferëve të departamentit të mikrobiologjisë, ku ruhen reagentë për një sërë sëmundjesh infektive dhe jo infektive, nuk funksionojnë. Mes tyre janë edhe ato për kollën e keqe dhe nëse nuk do të reagonim në kohë do të mbetnim pa to […]

gusht 1, 2024 - 20:30
 0  6
Andonovska: Në mes të epidemisë së kollës së keqe, mund të kishim mbetur pa reagentë për këtë sëmundje
Foto: Printscreen nga konferenca për media e Marija Andonovskës, drejtoreshë e IShP-së

Dje u informova nga punonjës të Institutit të Shëndetit Publik (IShP) se një pjesë e frigoriferëve të departamentit të mikrobiologjisë, ku ruhen reagentë për një sërë sëmundjesh infektive dhe jo infektive, nuk funksionojnë. Mes tyre janë edhe ato për kollën e keqe dhe nëse nuk do të reagonim në kohë do të mbetnim pa to edhe atë në mes të një epidemie pertusis. Kështu deklaroi sot drejtoresha e IShP-së, Marija Andonovska, pas incidentit që ndodhi dje pasdite, kur një punonjës i IShP-së e kishte fikur rrymën nga frigoriferi dhe nga dhoma në të cilën ruhen reagentët për sëmundjet e sipërpërmendura, transmeton Portalb.mk.

“Bëhet fjalë për një frigorifer dhe një dhomë. Në to duhen reagentë të rëndësishëm që do të zbulonin një sërë sëmundjesh. Nëse nuk do të kishim qenë këtu për të ndërhyrë dhe ndezur frigoriferët, dëmi do të ishte i madh. E lëmë të hetohet nëse ka qenë aksidentale apo e qëllimshme”, tha Andonovska.

Ajo që është simptomatike, sipas drejtoreshës, është se në IShP ka tabela që kanë qindra siguresa, por në këtë rast janë fikur vetëm dy që ishin të lidhura me frigoriferin dhe dhomën.

“Është rastësi apo jo, nuk e di. Nuk e di sa kohë kanë qenë të fikur, po i kontrollojmë nëse reagentët janë të dëmtuar apo jo. “emi dyshime për tentim sabotim, por ua lëmë institucioneve të sistemit të hetojnë nëse është kështu”, tha Andonovska.

Prokuroria Publike sot me urgjencë ka hapur një rast pas një informate për të hetuar nëse ka shenja të veprës penale në rastin konkret.

Dje është krijuar kaos në departamentin e bakteriologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, mësoi “Sloboden Peçat” nga burimet e tij që ishin të pranishme në Institut. Policia u përfshi dhe u njoftua Prokuroria, pasi higjenistja vërejti se dhoma e madhe me frigoriferë në të cilën ruhen reagentë për analiza të shumta mikrobiologjike të sëmundjeve infektive dhe joinfektive – nuk funksionon, pra frigoriferët janë të fikur. Kur punonjësit kanë shkuar te siguresat bashkë me menaxhmentin, kanë vënë re se janë ulur vetëm ato të lidhura me frigoriferët në të cilët ruhen reagentët, pra është tentuar të fiket e gjithë dhoma. Vetëm ato siguresa me ndihmën e të cilave kontrollohej temperatura në frigoriferë – ishin të shkyçura. Pranë kësaj pjese të Institutit nuk ka kamera.

Menjëherë është thirrur policia e krimeve dhe është njoftuar prokuroria. Për shkak të zbulimit në kohë të ngjarjes, shumë reagentë janë penguar të dështojnë, pra të jenë joefektiv për shkak të mosrespektimit të temperaturës së nevojshme për mirëmbajtjen e tyre.

Në frigoriferë, siç raporton “Sloboden Peçat”, ka pasur reagentë për kollën e keqe, për kulturën e urinës, reagentë që përdoren për analizat që porositen nga spitalet e shumta në Institutin e Shëndetit Publik për pacientët e tyre, dhe i referohen të gjitha infeksioneve dhe sëmundjet jo infektive.