Anketa e re: Arben Fetai dhe Zeqirja Ibrahimi jashtë rejtingjeve të liderëve

Sipas anketës më të fundit të realizuar në vend, Arben Fetai dhe Zeqirja Ibrahimi, dy nga figurat që aktualisht pretendojnë drejtimin dhe përfaqësimin politik të koalicionit VLEN, nuk figurojnë fare The post Anketa e re: Arben Fetai dhe Zeqirja Ibrahimi jashtë rejtingjeve të liderëve appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Korrik 12, 2025 - 13:00
 0  3
Anketa e re: Arben Fetai dhe Zeqirja Ibrahimi jashtë rejtingjeve të liderëve

Sipas anketës më të fundit të realizuar në vend, Arben Fetai dhe Zeqirja Ibrahimi, dy nga figurat që aktualisht pretendojnë drejtimin dhe përfaqësimin politik të koalicionit VLEN, nuk figurojnë fare në listën e liderëve me mbështetje mbi 1%, përcjell Flaka sondazhin nga MKD.MK

Arben Fetai, që shpallet si trashëgimtar politik i ASH-së brenda VLEN-it, dhe Zeqirja Ibrahimi, kryetari zyrtar i Alternativës, nuk arrijnë të maten as në nivelin minimal të përkrahjes, duke ngritur pikëpyetje serioze për ndikimin e tyre real në skenën politike.

Ndërkohë, sipas së njëjtës anketë, në krye të rejtingjeve në bllokun shqiptar qëndron Ali Ahmeti (BDI) me 6% mbështetje, i ndjekur nga Arben Taravari (ASH), që po ashtu ruan pozicionin e një prej figurave më të besueshme, pavarësisht faktit që ndodhet në opozitë.

Nga liderët e tjerë të VLEN-it, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami kanë nga rreth 2% mbështetje, ndërsa Afrim Gashi rezulton me 1%. Edhe këto shifra mbeten të ulëta në raport me pritshmëritë që koalicioni VLEN kishte artikuluar publikisht gjatë krijimit të tij.

Rezultatet e anketës thellojnë dilemat mbi kapacitetin përfaqësues të drejtuesve aktualë të VLEN-it dhe ngrejnë alarmin për një krizë serioze besimi dhe përfaqësimi, veçanërisht kur figurat e reja nuk arrijnë të zënë as vend në rejtingjet bazë të elektoratit.

Anketa e MKD.MK në bashkëpunim me agjencinë Market Vision, është realizuar në periudhën nga 20 qershori deri më 4 korrik 2025, duke përdorur metodën CATI – intervistim telefonik me ndihmën e kompjuterit, mbi një mostër prej 1.200 të anketuarve. Mostra është përfaqësuese në nivel të Maqedonisë së Veriut sipas: rajonit, gjinisë, moshës dhe përkatësisë etnike, bazuar në të dhënat për popullsinë rezidente nga regjistrimi i vitit 2021. Flaka

Lexo edhe: Anketa e re: Opozita shqiptare dyfish më e fuqishme se koalicioni VLEN

Anketa- VLEN pëson rënie të fortë pas largimit të ASH-së së Taravarit: Nga 13% në 7.7%

Anketa e re: Ahmeti i pari mes shqiptarëve, Taravari i dyti – Liderët e VLEN-it në fund të listës 

The post Anketa e re: Arben Fetai dhe Zeqirja Ibrahimi jashtë rejtingjeve të liderëve appeared first on Flaka, në çdo lajm... .