BDI: Qeveria po e zhyt Maqedoninë e Veriut në projektin e “Botës serbe”
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) në një reagim të fortë ndaj zhvillimeve të fundit në vend, denoncon një devijim shqetësues të kursit shtetëror të Maqedonisë së Veriut drejt një projekti The post BDI: Qeveria po e zhyt Maqedoninë e Veriut në projektin e “Botës serbe” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) në një reagim të fortë ndaj zhvillimeve të fundit në vend, denoncon një devijim shqetësues të kursit shtetëror të Maqedonisë së Veriut drejt një projekti ideologjik që po e largon vendin nga vlerat euroatlantike dhe po e kthen atë në një zgjatim institucional të “Botës serbe”.
Sipas BDI-së, ndërsa Parlamenti Evropian shpreh shqetësim për thellimin e ndikimit serb në strukturat shtetërore dhe diskursin publik, autoritetet në Shkup me mbështetje të plotë shtetërore po organizojnë përkujtimin e 111-vjetorit të pushtimit serb të Maqedonisë në Shtip, duke e kthyer këtë ngjarje historike të dhunshme në një manifestim “festi” të përbashkët me Beogradin zyrtar.
Në të njëjtën kohë, ambasadori i Shqipërisë në Shkup, z. Denion Mejdani, i cili ndërhyri për të zgjidhur një çështje konkrete në një shkollë shqipe në Nerovë të Krushevës – aty ku shteti ka dështuar – është bërë objekt i sulmve verbalë të ashpër nga përfaqësuesit shqiptarë të qeverisë. BDI thekson se, në vend që të japin llogari për paaftësinë e tyre, këta përfaqësues janë kthyer në agresorë ndaj atyre që mbajnë përgjegjësinë institucionale për shqiptarët.
“Të gjitha këto janë pjesë të një narrative të qëllimshme: përjashtimi i shqiptarëve nga shteti. Kjo nuk është më politikë, është projekt. Një projekt që sfidon Marrëveshjen e Ohrit, minon bashkëjetesën dhe orienton vendin drejt një modeli shtetëror etnik, nën ndikimin serb,” thekson BDI.
Partia kërkon reagim të menjëhershëm nga faktori ndërkombëtar dhe u bën thirrje qytetarëve që besojnë në një Maqedoni të barabartë dhe evropiane të mos qëndrojnë indiferentë ndaj këtyre proceseve. Flaka
The post BDI: Qeveria po e zhyt Maqedoninë e Veriut në projektin e “Botës serbe” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
