Anketa e re nxjerr fituesin nëse do mbaheshin nesër zgjedhje! VLEN: Jemi partia e parë te shqiptarët!
Në sondazhin e fundit, të realizuar në muajin qershor, Instituti për hulumtim Stratum R&D, konfirmon se VLEN-i është partia e parë te shqiptarët. Në pyetjen: nëse sot do të mbaheshin zgjedhjet, për cilën parti politike do të votonit, 34% j...
Në sondazhin e fundit, të realizuar në muajin qershor, Instituti për hulumtim Stratum R&D, konfirmon se VLEN-i është partia e parë te shqiptarët.
Në pyetjen: nëse sot do të mbaheshin zgjedhjet, për cilën parti politike do të votonit, 34% janë deklaruar për VLEN-in, ndërsa vetëm 30% për BDI-në. Kjo është anketa e dytë që e nxjerr VLEN-in para BDI-së, brenda 2 muajve.
VLEN në një status mes tjerash shkruan: “Rezultatet e këtij sondazhi janë tregues i qartë është se qytetarët po e ndajnë politikën e rezultateve nga politika e propagandës. Dy vite punë konkrete kanë mjaftuar për të dëshmuar se shqiptarët nuk mashtrohen më nga retorika boshe dhe se mbështetja fitohet me vepra, jo me fjalë. Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, Ligji për Lojërat e Fatit, Ligji për Medresenë, Ligji për Jurisprudencën dhe Ligji për Arsimin e Lartë; mbi 40 provime profesionale në gjuhën shqipe; One Stop Shop në pikat kufitare me Kosovën dhe Shqipërinë; 306 projekte për komunat shqiptare; mbi 2.500 biznese të reja, mijëra punësime dhe avancime; fillimi i ndërtimit të Kampusit të Universitetit “Nënë Tereza”; investimi prej 20 milionë eurosh për fazën e tretë të Sheshit “Skënderbeu”; rikonstruktimi i Spitalit të Tetovës me 74 milionë euro; ndërtimi i autostradës Shkup–Bllacë dhe i Korridorit 8; rritja e pagave dhe pensioneve janë fakte që nuk mund të fshihen me konferenca për shtyp, dezinformata apo propagandë.”
The post Anketa e re nxjerr fituesin nëse do mbaheshin nesër zgjedhje! VLEN: Jemi partia e parë te shqiptarët! appeared first on InfoShqip.com.
Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.